Gjykata lë në burg bandën e “Babagjyshave”

Dita

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka lënë në burg babagjyshërit të cilën vodhën dhe në qendrën tregtare një vit më parë

Në seancën me dyer të mbyllura gjykata vendosi të lërë në burg Agustin Sulën, Julian Qerushin dhe Hajdar Sefën.  Sipas prokurorisë, numri i personave të implikuar në këtë bandë është 13, nga 8 persona që dyshoheshin fillimisht. Masa e sigurisë u dha për Agustin Sulën, Julian Qerushin, Hajdar Sefën, ndërsa tre të akuzuarit Fatmir Pjetri, Dritan Kola, Saimir Kala do të gjykohen në mungesë, pasi janë në kërkim.

Grabitjet e realizuara nga banda e “Babagjyshave” janë shtrirë në të gjithë vendin si, Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër, ku grabitjet kishin një të përbashkët: ato realizoheshin pa lënë gjurmë, pa shkaktuar viktima..

Lista e të arrestuarve:
Agustin Sula, 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 23 vjet heqje lirie për veprën penale të vjedhjes me armë me pasojë plagosjen e dy shtetasve në Durrës si dhe i dënuar në Greqi per vjedhje me armë.
Hajdar Sefa (Xaka), 30 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për vepra penale ndaj jetës dhe shëndetit.
Julian Qorushaj, 29 vjeç, lindur dhe banues në Borizanë të Fushë Krujës, i dënuar më pare për vjedhje.
Ilir Kupa, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë në Greqi për vepra të rënda kriminale, është arrestuar më parë nga policia dhe aktualisht ndodhet në burg prej muajit janar të këtij viti. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Kupa ka qenë edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal.

Në kërkim:
Fatmir Pjetri, 28 vjeç, banues në Tirane, i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
Dritan Kola, 36 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
Saimir Kala, 31 vjeç, banues në Kurbin. Ndërsa një nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, Artur Tafani, është vrarë në muajin korrik 2014 në Dibër të Madhe gjatë grabitjes me armë të dy argjendarive.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *