Jahmir Hyka nuk do të kthehet në Shqipëri, të paktën tani shpejt. Ka qenë vetë futbollisti 26 vjecar ai që ka bërë të ditur për Sport News se nuk do të kthehet në Kategorinë Superiore duke i dhënë fund në këtë mënyrë spekulimeve të ditëve të fundit që ishin bërë gjithnjë e më të forta, por dhe shpresave të tifozëve bardheblu për të parë në këtë sezon Hykën të rikthehej te Tirana.
Gjithsesi edhe pse nuk do të kthehet në Shqipëri, mesfushori me tipare sulmuese nuk përjashton një lëvizje nga Lucerna, ku ndodhet që prej vitit 2011 në dritaren e janarit. Hyka kontrata e të cilit me klubin zviceran skadon në qershorin e 2015-s, ka gjetur pak hapësira në klubin e tij aktual në këtë sezon ku është aktivizuar gjithsej në 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku ka grumbulluar 699 minuta aktivizim në total me Lucernën dhe po shqyrton disa oferta interesante si nga Superliga Zvicerane ashtu edhe nga jashtë kontinentit.
Ja se çfarë tha ai shkurtimisht: “Nuk kthehem në Shqipëri, ato që kanë qarkulluar s’janë lajme të vërteta. E ardhmja? Të shohim, di që Grasshoper ka shfaqur interes”. Interes për të kanë shfaqur edhe në Iran, ku emri i klubit s’bëhet i ditur nga vetë lojtari, por ka shumë mundësi që të jetë njëri mes Teraktor Sazi ku luan Bicaj apo Sepahan i Xhevahir Sukajt.

Eshte i mire, eshte shume shperthyes me tekniken e tij ne loje –Por De Biazi ka loje mbrojtese ndaj nuk gjen hapesire Hyka –
-E megjtihate ben gabim DE BIAZI qe nuk e futy Hyken , sepse ky kur mer topin te ben remuje mbrojtjen e kundershtarit dhe ju fut panik, sepse e mban topin pa frike , jo si te tjeret qe mezi mbajne topin ne kembe