Tahiri: Me rëndësi bashkëpunimi familje-mësues-polici

Dita

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zhvilloi sot një takim me përfaqësues të bordeve të prindërve të shkollave 9- vjeçare të qytetit të Tiranës dhe drejtuesit e këtyre shkollave.

Ministri foli për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet familjes, shkollës dhe policisë me synim rritjen e sigurisë në shkollat e kryeqytetit si dhe krijimin e një klime sa më të shëndetshme për edukimin e fëmijëve në këto institucione arsimore.

“Ne kemi zhvilluar një seri takimesh me nxënës të shkollave sepse besojmë që duhet të ndërtojmë një brez të ri që nuk e sheh policinë si mjet represiv, por e sheh si trupë në shërbim të qytetarëve. Në kuadër të këtyre takimeve ne i shohim si të domosdoshëm edhe takimet me prindërit”, u  shpreh Tahiri.

Takimi siguroi të pranishmit për gatishmërinë e plotë që ka MPB dhe Policia e Shteti për të qenë sa më aktivë në bashkërendimin e veprimeve mes trupave pedagogjike, prindërve dhe uniformave blu për të bërë të mundur parandalimin e çdo shfaqjeje të tendencave të dhunshme te fëmijët.

Shkolla është mjedisi ku mund të ndërtohet, trekëndëshi perfekt për të garantuar siguri, që është vetë fëmija,  mësuesi dhe Policia e Shtetit. Marrëdhënien mes bordit të prindërve dhe Policisë ta kthejmë në një marrëdhënie permanente që nuk thirret sa herë ka probleme, por të jetë një marrëdhënie shkëmbimi informacioni periodik, për nxënës që duhen mbajtur nën përkujdesje më të madhe. Do arrijmë të ndërtojmë një mjedis më të sigurt për fëmijët tuaj, për të gjithë fëmijët që sot janë në shkolla dhe përtej, në qoftë se të gjithë bashkë dëshmojmë në mënyrë pa ekuivoke se jemi në të njëjtin krah”, tha Saimir Tahiri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *