Prostitutat ruse rrisin çmimet: Ja pse!

Dita

Shfrytëzuesit e shërbimeve të prostitutave në Rusi shprehen se femrat ruse, për shkak të krizës ekonomike që ka kapluar shtetin e tyre, janë detyruar që të kërkojnë më shumë për shërbimet e tyre.

Sipas The Moscow Times, prostitutat ruse kanë ngritur çmimet me rreth 30-40 për qind. Shërbimet e tyre dikur kishin një çmim prej 50-110 dollarë.

Rritjen më të madhe e kanë bërë femrat në rajonin e Uralit, me 50-100 për qind më shtrenjtë. Arsyeja për këtë është rënia e vlerës së valutës ruse – rublës – që është shpallur monedha më e keqe e vitit 2014, transmeton Telegrafi.

Sipas bursës së Moskës, ajo ka pësuar zhvleftësim nga janari deri më sot me rreth 49,3 për qind. Ky është inflacioni më i madh që nga viti 1998, kur Rusia kishte njoftuar se nuk do të jetë më në gjendje t’i paguajë borxhet e saja për shkak të rezervave të ulëta shtetërore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *