Trajneri i Partizanit, Duro: I kënaqur me tri pikët ndaj Elbasanit

Dita

Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, ka folur me mjaft objektivitet për ndeshjen ndaj Elbasanit, të fituar 0-1 në transfertë.

“Nuk ishim në momentin më të mirë pasi vinim mbas një humbje me Vllazninë, por jam i kënaqur për tre pikët e marra. Rezultati 0-1 është i ngushtë. Mund ta mbyllnim takimin me një rezultat më të mirë por nuk arritëm të finalizonim rastet që na u krijuan. Skuadra shfaqi tension në fushën e lojës pasi vinim mbas dy humbjeve radhazi dhe synonim patjetër 3 pikët të cilat i arritëm.

Jemi në pozita kryesuese, ku mos harrojmë skeptikët e shumtë për këto lojtarë që un solla ne ekip dhe tashme ato e kanë treguar mjaftë mirë veten dhe un jam shumë i kënaqur. Sot loja foli më tepër për ne por rastet e humbura na mbajtën disi në tension. Osmanaj shfaqi një formë shumë të mirë sot , gjithashtu edhe Shabani por isha i detyruar ta zëvendësoja pasi kishte lëndime në këmbë. Sot u aktivizua një lojtar i ri i cili me bindje e them që do të jetë një nga mesfushorët më të mirë shqiptar. Për merkaton nuk kam vendosur akoma. Me datë 5 Janar fillojmë përgatitjet. Nëse do kemi largime zëvendësimet do jenë të duhurat”, deklaroi tekniku Duro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *