Vrasja e Selitës, viktimat me plagë të shumta në trup

Dita

Në raportin e prokurorisë që po merret me vrasjen e dyfishtë në Selitë, rezulton se viktimat kanë shenja dhune duke ngjallur dyshime se ato mund të jenë ekzekutuar më pas.

Sipas raportit, nga këqyrja e kufomës së shtetasit Adnan Luli vërehen plagë të shumta në trup e në kokë, plagë të cilat janë shkaktuar nga armë zjarri.

Nga trupi i këtij shtetasi u nxorën dhe u sekuestruan 2 predha metalike, gjithashtu dhe në kufomën e shtetasit Ervin Shaba u vërejtën shumë dëmtime në kokë dhe në trup. Nga trupi i tij u nxorën dhe sekuestruan 3 predha metalike si ato të armëve të zjarrit.

Share This Article
1 Comment
  • Jo, or jo, Ai nuk duket aq trim saqe ti kete goditur keta , dhe pastaj ti kete vrare

    Ai i ka vrare ne fillim dhe pastaj nga urrejtja e madhe qe ka pasur i ka goditur edhe ashtu te vdekur

    Po ndoshta ne fillim keta cunat mund ta kene kercenuar , dhe ky eshte treguar dinak, i ka genjyer me fjale
    sa ka vajt te rembeje armen dhe i ka goditur pastaj ……… Ky esht skenari sipas meje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *