Zgjedhjet e OMONIA-s, mesazhi kryesor bashkimi i të gjithë grekëve

Dita

Bashkimi i të gjithë grekëve ka qënë mesazhi i dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të OMONIA-s në Sarandë. Zgjedhjet e përgjithshme të OMONIA-s në Sarandë nuk u finalizuan me zgjedhjen e kreut të ri të organizatës pasi asnjëri nga kandidatët nuk mori shumicen e votave dhe pritet të përsëriten pas dy javësh gjatë festës për 24 vjetorin e OMONIA-s.

Fryma që përcolli Asambleja e Përgjithshme e anëtarëve të minoritetit grek ishte nevoja për riorganizim dhe u vun theksi tek rëndësia e përfaqësimit të minoritetit grek prej një force të vetme, raporton Ora News.

Ndërsa kandidatët për të cilët votuan 420 votues ishin Vasil Kajo, Alqi Puli dhe Leonidha Papa.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *