Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kërkesën për 38 persona nga zona e Lazaratit, nga të cilët 27 për veprat penale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të identifikuar gjatë ndërhyrjes në këtë zonë në qershor 2014.
Ndërsa 11 prej tyre akuzohen për veprat penale të organizimit e pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme dhe të kundërshtimit të forcave të policisë në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur në Tetor 2014
