Kur mbeten vetëm 3 ditë nga seanca e fundit e Kuvendit për këtë vit, paqartësia në Tiranë për një marrëveshje eventuale mes mazhorancës dhe opozitës është mbizotëruese.
I vetmi zë optimist, por pa asgjë konkrete publike, është ai i Knut Flekenshtajnit, raporteri për Shqipërinë dhe përfaqësuesi i të majtës europiane në negociatat mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Palët po diskutojnë për formën sesi do të kryhet marrëveshja që ajo të jetë e qëndrueshme dhe e zbatueshme. Ndërkohë që është rënë paraprakisht dakord në nivelet më përfaqësuese të së majtës dhe të djathtës europiane se 3 çështjet që duhet të marrin zgjidhje me negociatat janë e drejta e opozitës për të ushtruar kontrollin parlamentar nëpërmjet komisioneve hetimore, e drejta e fjalës dhe pika më e rëndësishme, që ka marre të gjithë vëmendjen, është dekriminalizimi i parlamentit.
Se si do të arrihet kjo është ende në diskutim: me një deklaratë të firmosur mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, me deklaratë mes kryetarëve të grupeve parlamentare apo me një rezolutë parlamentare, ku në çdo rast të përfshihet garancia europiane për zbatimin e marrëveshjes që do të rikthejë opozitën në Parlament.
Eduard Kukan, përfaqësues i qendrës së djathtë europiane, por edhe një njohës shumë i mirë i politikës në Shqipëri, takohet paraditen e së hënës me të tre aktorët kryesorë, që sipas axhendës janë Lulzim Basha, Edi Rama dhe Ilir Meta. E hëna është një ditë e rëndësishme politike sepse gjatë drekës pritet edhe një mbledhje e deputetëve të opozitës, që në varësi të zhvillimeve të paradites do të përcaktohet edhe linja e cila do të ndiqet nga opozita, një vazhdimësi jashtë Parlamentit apo rikthim në Parlament me të gjitha kushtet e përmbushura.

——————————————————————
“Ceta-Veriore PD e familjes Berisha” …..
nje Cete-kanunore Verioresh qe historikisht, kurre nuk kane punuar
per te miren e Shqiperise.
————————————————————————————————–
Si gjithmone keta bejne marrveshje dhe mileti e ha ne by*** . U shqyet duke lavderuar njeren apo tjetren parti ,ne fund mu* keni per te marr . Rrofte PD+PS=PPSH , merrbi luget tani se mos mbaron edhe mu* e do ngelni pa gje .
Nje miku im thote : Fshatari mik te pare ka morrin , ndersa une do te shtoja se militanti mik te pare ka Mu*in
Per cfare marveshje behet fjale more zoterinje evropian!!?? Cfare bete per Saliun qe e mbajti vendin kater vjete penge duke vjedhur votat ne 2009 e duke vjedhur bashkine e Tiranes..!!??Parlamenti aty eshte ,le te vene te flasin,te japin mendime e propozime dhe po te jene te drejta vota ta tregoje dhe jo te rine jashte gardhit e te lehin si “qente” Prandaj ka mazhorance dhe opozite[pakice] Kur gjerat shikohen me syrin e mire gjerat do te vene mire por kur gjerat shikohen sipas interesave patjeter do te shkojne keqe.Opozita e soteme nuk ka mare veshe pse iku nga pushteti dhe pa pike pergjegjesie kerkon pushtet,kur ne shume linja te pushteteve po i drejtojne ata me menyren me te keqe se ashtu i gatuan,sidomos drejtesia,por edhe ekonomia,shikoni ku e katandisi ekonomin,energjine,etj dhe juve doni te beni marveshje per cfare??per ato qe ata i shkateruan,dhe deshironi qe te shkaterohen edhe me tej…!!?? Ka filluar te ndihet shteti e ligji,mos valle doni te ngelet kjo pune e nisur ne mese e te lulezoj kaotizmi,korupsioni..!!?? Mendohuni mire per marveshjet se populli kerkon ndryshimin dhe nuk kerkon rikthim tek e keqja e kaluar…!!??
Te pakten PD nxorri cfar kerkoj.Kurse PS fitoj vetem te gjatin qe e shpetoj pa dhen dorheqjen per humbjen.Po me falni ne greven e uris u lidhen dashuri te reja qe u vertetuan me martesa kete vite.Ksaj i thon dashuri ne kushtet e flijimit.Vitin tjeter populli do festoj pa kta gjakpirsa qe qeverisen me menyra komuniste.