Rama: Ndjesë atyre që u shqetësuan nga lajmi i deformuar mbi shëndetin tim

redaktor

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar edhe vetë për lajmin e një problemi me tensionin gjatë vizitës së tij në Burrel. Rama ka thënë se nuk është asgjë serioze dhe se lajmi ka qenë i deformuar.

“Ndjesë atyre që u shqetësuan nga një lajm i deformuar për shëndetin tim që mori dhenë! Asgjë serioze. Pas takimit në Burrel jam në zyrë në PS”,  ka thënë Rama.

Para Ramës edhe PS reagoi me një deklaratë zyrtare, ku sqaronte se nuk bëhej fjalë për asgjë serioze mbi shëndetin e kryesocialistit.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *