Kreditë pa miratimin e Kuvendit, miratohet në Komision kërkesa e qeverisë

Bledar Lumani

Komisioni i Ligjeve dhe ai i Ekonomisë, kanë miratuar kërkesën e qeverisë, që të marrë kredi pa u dashur miratimi i Kuvendit.

Sipas ligjit të miratuar, qeveria ka të drejtë të marrë hua pa kaluar kërkesa në Kuvend.

Megjithatë, kreu i Komisionit të ekonomisë, Erion Braçe, ka thënë se qeveria nuk mund ta kalojë cakun për marrjen e borxheve.

Qeveria mund të marrë hua deri në nivelin e vendosur me ligj për borxhin.

Nëse tejkalohet niveli përcaktuar me ligj vendos vetëm Parlamenti.

Ministria e Financave do të raportojë çdo tre muaj për borxhin e kreditë” tha ai.

Por, deputetët e LSI-së, Spartak Braho dhe Petrit Vasili kanë qenë kundër.

“Ministria e Financave merr shumë autoritet.

Parlamenti po kthehet në noter.

Të mos vihemi nën presionin e qeverisë”, thanë ata.

Share This Article
2 Comments
  • info analitike,
    Jam plotesisht dakord me ty. Ky ligj i ri do te ishte shume i rrezikshem per ekonomine Shqiptare. Sovrani ka zgjedhur parlamentin i cili duhet te kontrolloje ne emer te tij se cfare ben qeveria. Ketu behet fjale per nje ceshtje shume te rendesishme, Mos valle duhet te bejme gabimin e qeverise greke ?!!!

    Pershendetje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *