Horoskopi 2015
Është e vështirë t’i rezistosh tundimit për të zbuluar se çfarë kanë shkruar yjet për të ardhmen tuaj. Viti që vjen mund të jetë viti i zhvillimeve, i ndryshimeve. Horoskopi 2015 është instrumenti i duhur që ju ndihmon që të mos gjendeni të papërgatitur për ngjarjet që ju presin. Çfarë do të ndodh gjatë 2015-ës? Do të gjeni shpirtin tuaj binjak? Do të filloni një punë të re? Horoskopi me siguri nuk do ju japë përgjigjen e saktë, por me siguri do ju ndihmojë të vendosni më lehtë se cilën rrugë duhet të ndiqni. Atëherë çfarë prisni, mësoni se cilat nota kanë zgjedhur yjet për të orkestruar kolonën zanore të 2015-ës suaj.
DASHI
( 21 Mars – 20 Prill)
2015 do të sjellë shumë ndryshime për të lindurit në shenjën e Dashit. Do të përballoni sfidat që do të hasni në muajt e ardhshëm me shpirtin luftarak që ju karakterizon dhe do të merrni rezultatet që prisnit prej kohësh.
Periudhat më të mira dhe të më të këqija
Viti që vjen do të jetë i mbushur me surpriza për të lindurit në shenjën e Dashit që do të kenë një sërë ndryshimesh si në drejtimin sentimental edhe atë profesional. Në veçanti priten zhvillime të rëndësishme në Pranverë, kur edhe fati do të jetë me ju. Më shumë impenjim do ju kërkohet në Vjeshtë, kur entuziazmi për sukseset e arritura në gjashtëmujorin e parë mund t’ju bëjë egocentrik dhe shumë prepotent. Mbani mend se një “të lutem” merr rezultate më të mira se sa një kërkesë me imponim dhe ju siguron vlerësimin e miqve dhe bashkëpunëtorëve.
Dashuria për beqarët
Me Jupiterin që ndodhet në shenjën e Luanit që prej korrikut 2014-të, shumë prej jush kanë përfituar tashmë nga mundësitë që kanë pasur për njohje të reja, të favorizuara edhe nga yjet. Por nëse ende nuk keni gjetur njeriun e zemrës mos u dëshpëroni, sepse flladi pranveror i 2015 –ës do i dhurojë ëmbëlsi jetës suaj, duke ju lejuar që të shijoni kënaqësinë e një marrëdhënieje serioze, të bazuar në ndjenjat e vërteta, dhe interesave e pasioneve të përbashkëta. Pra dashuria e madhe po vjen drejt jush.
Dashuria për çiftet
Lajme të reja për çiftet e dashuruara, që të karakterizuar nga një shpirt thellësisht romantik mund të vendosin për hapin e madh: martesë apo lindjen e një fëmije. Jeta juaj sentimentale është gati të piqet duke ju sjellë surpriza të këndshme. Në pjesën e dytë të vitit duhet të impenjoheni më shumë për të mbajtur këtë gjendje harmonie absolute me partnerin, duke i dedikuar atij më shumë vëmendje e ndoshta duke i rezervuar ndonjë surprizë. Do të merrni edhe ju shpërblimin e duhur.
Marrëdhënia në çift me shenjat e tjera zodiakale
Të rrëmbyer nga pasioni i dashurisë partnerët Dash – Dash do të përjetojnë një vit më romantik, por duhet të bëjnë kujdes të mos lënë pas dore aspekte të tjera të rëndësishme të jetës, si puna dhe miqësitë.
Apatia që përfshin të lindurit në shenjën e Demit dhe të Peshqve në 2015-ën mund të krijojnë mosmarrëveshje në këto çifte, për shkak se Dashi i dashuruar nuk do të gjejë vëmendjen e duhur. Kujdes edhe nga paqëndrueshmëria e Shigjetarit dhe Binjakëve që mund të mos ndajnë me ju dëshirën për ta bërë më të këndshme marrëdhënien dhe t’ju lëndojnë edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme.
Do të jenë gati t’u përgjigjen pozitivisht pritshmërive tuaja Akrepi dhe Peshorja, që në vitin 2015-të do të jenë njësoj të impenjuar për të maturuar marrëdhënien sentimentale.
Parashikimet për studentët
Yjet ju favorizojnë duke sjellë më shumë mundësi për të nxjerrë në pah aftësitë tuaja, por edhe ju duhet të bëni pjesën tuaj për t’i kapur ato dhe të merrni rezultatin e shpresuar. Evitoni që interesat tuaja të reja të largojnë vëmendjen nga studimet: diplomimi është shumë afër, por duhet pak impenjim.
Paratë dhe puna
Edhe për punonjësit nuk do të mungojnë ndryshimet pozitive. Do të ketë përmirësime të rëndësishme në karrierën tuaj që favorizohen edhe nga impenjimi i shfaqur në muajt e shkuar. Kur të arrini pozicionin e dëshiruar mos merrni një sjellje shumë të distancuar kundrejt kolegëve të mëparshëm, që tani janë në një pozicion më inferior se i juaji.
Mbani mend që të ushqeni raportet miqësore që kishit krijuar dhe të kërkoni këshilla kur vendimet që duhet të merrni janë të një rëndësie të veçantë.
Kush është në kërkim të një pune mund të përballet, sidomos gjatë semestrit të parë, me disa intervista të rëndësishme e fitimprurëse që shtojnë mundësitë tuaja për sukses.
Financiarisht viti 2015 do të jetë i favorshëm, por në dukje të një zgjerimi të mundshëm të familjes është mirë që të evitoni shpenzimet e tepërta, duke filluar me krijimin e një fondi kursimesh.
Fati
Do të ndjeheni (dhe në shumë drejtime do të jeni) me shumë fat. Gjithsesi mos luani shumë me fatin, sepse përndryshe do ju penalizojë.
Shëndeti
Shëndeti dhe forma fizike do të përfitojnë nga ndikimi i Diellit dhe i Saturnit në shenjën tuaj. Ndërkaq Jupiteri premton një rimëkëmbje të shkëlqyer për ata që kanë pasur probleme shëndetësore. Do të ndjeheni më të qetë, më optimist dhe do të qeshni më shumë.
Udhëtimet
E ku ka kurorëzim më të mirë të historisë suaj të dashurisë se sa një udhëtim në një vend tropikal? Mund të zgjidhni pushime në Maldive, apo në Karaibe, apo të niseni në një kroçerë romantike në Detin e Veriut, i aftë për t’ju befasuar me peizazhet e tij që të lënë pa frymë. Përfitoni nga viti me fat për të bërë udhëtimin e ëndrrave tuaja. Ardhja e një bebeje mund të limitojë në mënyrë të konsiderueshme lëvizjet tuaja në një të ardhme të afërt.
