Drejtuesi i motorit me të cilin gjeti vdekjen Atjon Zhiti, djali i ish-ministrit të Kulturës Visar Zhiti është arrestuar.
Gjithashtu Policia e Tiranës ka nisur një procedim penal ndaj drejtuesit teknik të firmës e cila po merret me punimet e autostradës Tiranë-Durrës.
Rruga në fjalë prej disa javësh paraqet probleme në qarkullim sepse po ndërrohen trafik-ndarëset përgjatë saj dhe po mbillen palma.
Pikërisht në segmentin e bllokuar, ka humbur jetën mëngjesin e 20 dhjetorit Atjon Zhiti, djali i shkrimtarit Visar Zhiti. Në aksident mbeti i plagosur shoku i tij Serxho Martiniani, po 19 vjeç.
Në komunikatën ditore të policisë së Tiranës, bërë publike sot thuhet ndër të tjera:


“Më datë 21.12.2014 filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin Naim Bajram Boshnjaku, i datëlindjes 07.03.1974, banues në Sauk, Tiranë, me arsim të mesëm, drejtues teknik i firmës “Curri dhe Geci”, sepse si pasojë e punimeve në autostradën Tiranë – Durrës, më datë 20.12.2014 ora 06.00, duke udhëtuar me motorr ka gjetur vdekjen shtetasi Atjon Visar Zhiti, i datëlindjes 30.08.1995, dhe është plagosur shtetasi Serxho Leonard Martiniani, i datëlindjes 07.07.1995. Veprimet proçeduriale i kreu ofiveri Sokol Syku…”
Aktualisht autostrada Tiranë Durrës bllokohet me segmente dhe rruga ngushtohet në vendet ku ndërrohen trafik-ndarëset. Në një nga këto ngushtime ka humbur kontrollin e mjetit i riu Zhiti dhe bashkëudhëtari i tij.
Ata që kalojnë përditë në këtë segment rrugor e kanë vënë re se shenjat dalluese të bllokimit të rrugës nuk janë të shumta. Mëngjesin e aksidentit fatal shiu e ka bërë terrenin të vështirë dhe e ka shndëruar në baltë pjesën anësore anës punimeve.
Trupat e dy të rinjve dhe motori i shkatëruar u gjetën pikërisht në këtë pjesë të rrëshqitshme.

Drejtuesi teknik me shkolle te mesme???
C’jane keta tipa injorante qe rregullojne rruget tona??
U shuan inxhineret aty ne katund?????
drejtues teknik esht nuk esht president.
cfar do ti te mbaroj, Oksfordin?
Oksfordin mbase jo
Po te pakten Kristalin e Metit ta kishte mbyll
Se dhe me shkolle te mesme dhe drejton punime ne nje rruge ku kalojne mijera njerez ne dite, pak si e habitshem tingellon shoku
duhet te jete me shkolle te mesme profesionale, do kete mbaruar teknikumin e ndertimit
Po more beni usa,jane pjese e mafies keta drejtusit teknike me shkolle te mesme.Inxhinjeret e vertete nuk falin ne zbatimin e rregullores teknike gjat realizimit te punimeve,dhe si te tille ata kane dale si “mbetje teknologjike”,I shikojne bisnesmenet sikur te jene UFO.Ndersa inxhinjeret e rinj jane pa pervoje dhe dalin te zbuluar ndaj veprimeve korruptive.Ju “beni usa” e kini pare se c’pune e madhe behet ketu per ruajtjen e jetes se njeriut,gjate mermetimeve te ndryshme ne rruge.Natyrisht qe te gjitha keto masa kane kosto dhe duhet te perballen nga vlefta totale e punimeve,keshtu shume nga masat e sigurimit tek ne ne Shqiperi, anashkalohen,edhe se supervizoret te cilet paguhen nga shteti,bijen para presionit qe bejne keta drejtuesit teknik me shkolle te mesme.Pra rrethi i pergjegjesise eshte shume i madh.Tung beni.
ore bete mire qe e hapet ket teme
Cfare dreqin po ndodh atje ne autostrade?
Na u nxi jeta perdite e bllokuar
dhe cfare jane gjithe ato palma qe po mbillen aty?
Nuk eshte peme ne traditen tone
Apo ka ndonje hile nga pas
e dyshoja qe kishte dicka qe nuk shkonte
naten perplasesh kur te duash aty ku po bejne punimet
nja dy tre tabela ca metra perpara dhe kaq.
Nderkohe qe njeriu eshte me 100 e ca ne ore aty, dhe duhet te frenoje sh shpejt
Duhen shume tabela ndaluese graduale, deri ne uljen e shpejtesise.
Po ky tipi qe drejton punimet qenka me shkolle te mesme, c presim me shum
Sa pak vlen jeta e robit en Shqiperi
Tmerr i madh 🙁
ngushellime familjes
lidhur me kete historine e palmave qe po mbillen ne rrugen Tirane Durres.
Palma me perpara ka patur vetem para QTU-se.
Shpresoj mos jete Zamiri qe po ben biznes me palma me Rilindjen.
Gjithsesi, duhet em dit dicka: Palmes i ka rene nje semundje ne gjithe Mesdheun dhe eshte shfaqur edhe ne vlore.
Pyesin atje en Vlore.
Qe mos jete afatshkurter gjithe kjo pune atje
Qe po merrka dhe jete femijesh mbi te gjitha
ne kaloj perdite aty.
me ben pershtypje qe ne gjithe autostraden nga tirana ne Durres po nderohen trafik-ndareset.
Trafikndareset e kalume kane qene blloqe te medha te levizshme, kjo qe shoh tani eshte nje ndarese e pandeprere tip monolit, me vend per lule lart.
Sh mire qe mendohet per lule, po a keni menduar se cdo ndodhe me pas?
Nje aksident dhe trafikndaresja demtohet.
Si do riparohet ense eshte monolit, e panderprere??
do tju gjej belaja me pas
gjynah, sa cuna te rinj e te bukur
tmerr i madh
nese fajtore eshte ajo firma qe rregullon rrugen nuk kuptoj pse ne gjeneje te lire hetohet ky drejtori?
djemte kane qene pa kasko
dhe trafik-ndareset po hiqen qe te vendosen te reja te pakalushme nga kembesoret
Se shqipot nuk marrin vesh te kalojne atje ku ka mbikalime
ia fusin mespermes dhe kercejn mbi trafikndarese bashke me lopet
durrsak une kaloj aty’
nuk me rezulton qe trafikndareset e reja te jene me te larta se ato te vjetrat.
jane me kanal ne mes per mbjellje lulesh, po kjo eshte e vertete.
Por sa per lartesine, keto te rejat jane me te uleta
Keshtu qe shqipot prape do hidhen si kangure nga njera ane e rruges ne tjetren pa care kryt se mund te vdesin aty si kafshe
Modeli se si eshte ndertuar autostrada rruga e vetme ngelet kjo,kalimi bashke me lopen ose dashnoren,por problemi shkon me large se ata lule thahen shume shpejt dhe firma qe i prodhon duhet te mbledhe menjen qe te prodhoj sa me shume,se vetem keshtu pasurohen shefat e rinje
ngushellime familjeve
nuk di pse eshte arrestuar ky djali tjeter
gjithsesi, di njeri te me thote si eshte ajo pune palmave qe po mbushin rrugen Tirane-Durres?
Palma ose driza albaneze kjo pak rendesi ka per miletin grindavec dhe dashakeq ne DITA, por e VERTETA eshte qe ne vendet ku ka intelektuale me tru ne koke autostradat qe jane ngjitur te dy rruget, ndahen gjithmone me gjelberim ne menyre qe naten shoferet e makinave te mos verbojne njeri tjetrin me dritat e gjata.
nga qindra km te prishura e te pandertuara qe ka vendi eshte gjendur Tirane-Durres te rregullohet!!
Na henegren shpirtin nuk del dot me robi jashte tirane se do rrije 1 ore en trafik brenda dhe 2 ore en trafin jashte.
si breshka me ato punime
do hame koken ndonje dite te gjithe aty
po ja fusni te gjithe kot me duket
punime rrugesh kryhen ne te gjithe boten
nese ka patur ndonje problem duhet te shprehen ata qe hetojne jo komentuesit e internetit qe hedhin gurin dhe fshehin doren.
nese kane qene pa aksko deh me shpejtesi, ia kane bere vetes gjemen.
ngushellime familjes
Ngushllime familjes per humbjen e me te shtrenjtit te jetes se tyre..Sa i perket masave te sigurise ne rruget e Shqiperise,eshte nje tmerr i vertete te qarkullosh pa patur punime,por kur ka punime , eshte nje ferr i pa imagjinushem.Aty nuk ka pergjejsi vetem firma e punimeve e tekniket ,por pergjejsi mbane policia rrugore, e cila shikon qe nuk ka asnje sinjalistike te rregullt per punimet ne rruge ( sepse ajo autostrade nuk mund te jete) dhe nuk bllokon punimet . Ti lutemi zotit te pranoje shpirtin e ketij engjulli ne gjirin e tije..
Me arsim te mesem ? Pse kur u beka ndonje aksident, kur nuk keni informacionet e sakta patjeter duhet te justifikoheni me dicka dhe si te tille thoni qe eshte me arsim te mesem ? Nje gje absolutisht e pa vertete sepse personi ne fjale ka arsimin e larte edhe nuk ka te beje fare rruga kur njerezit ecin me shpejtesi te madhe!!
Eshte mire te merrni informacione te sakta para se te publikoni.
Ngushellime familjes !!
EH , MORE ATJON I BUKUR E I MIRE , SHUME I RI U FUTE NE DHE DHE PLAGOSE PRINDERIT QE TE KISHIN SI DRITEN E SYVE , GJITHE NJEREZIT , QE TE NJOHEN APO NUK TE NJOHEN. MBASE DO TE ISHTE NDRYSHE , PO TE KISHE KASKE E ME PAK SHPEJTESI. SA FUND I TRISHTUAR . ZOTI TE COFTE NE PARAJSE !!
Te nderuar komentues asgje nuk ka vlere aty dhe tani, nje sqarim per te gjithe te informuarit keqas. Arjoni ishte shoqeruesi drejtues ishte nje I ri tjeter, se bashku te dy kishin kasketa dhe kjo eshte e verteta perpara tragjedise.
Palmat apo arsimi i mesem i teknikut zbatues nuk me duken keto arsyet e humbjes se jetes se djalit. Ate mengjes kur e kam pare motorrin, se dy djemte i kishin hequr ngga vendngjarja kur kalum andej, kam menduar se kushdo qe ka qene ne ate motorr nuk mund te kete shpetuar gjalle, Motorri ishte i palosur, realisht i palosur, me dyshe. Me kete desha te them se shpejtesia me te cilen jane perplasur do te kete qene shume e madhe. Ne njoftimin e gazetes shikoj shume te dhena p.sh. shkollen e teknikut apo emrin e firmes ndertuese por nuk shikoj se sa shpejt po ecej me ate motorr. Eshte ecuditeshme por sa me i ri eshte njeriu aq me pak e ka frike vdekjen dhe nuk e mer ne sy rrezikun. Diku i ati i djalit, Visari, kishte shkruar nje gje te mencur “ne jete duhet ti dish te gjitha por jo ti provosh apo ti besh te gjtha” Ngushellime familjes fatkeqesi e madhe nje zot e di si do ta perballojne,
RRUGA E “ANTI-KOMBIT” E SALI BERISHES ESHTE AKOMA ME E RREZIKSHME!
Pse qeveria nuk merr masa per kete autostrade te ANTI-KOMBIT qe u vodh nga banda lakmitare e PD-se me ne krye Lul Bashen dhe qe merr jo vetem jete njerezish vazhdimisht, por nuk i jep pothuaj kurrgje Arkes se Shtetit? Shikoni ne kete autostrade llahtar te KUSERISE makaber te Sali Berishes si bashkohet rruga papritur ne urat e pambaruara dhe pastaj te te komentohen edhe palmat tek autostrada Tirane-Durres.
NGUSHELLIME FAMILJES.
Ka kaq jave qe punohet aty. Policet te ndalonin per shpejtesi, per Antijelek, per ilaçe te skadume qe s’ikishe ne kutine e Ndihmes se Shpejt e per shume budallalleqe te tjera.
Po keto kushte te rruges nuk i shifnin ata?
N.q.s. s’kishin fuqi vepruese po fuqi sinjalizuese per keto mangesi s’kishin???
Se edhe patrulla policie kane kalu aty ne ato kushte, edhe eskorta qiveritare e partiake kane kalu aty, por tashti qe u be gjema tashti na e paska fajin trafikndarsi, tekniku, drejtuesi i mjetit, e plot e plot te tjera.
Po shiu s,kishte faj???
Te arrestohet edhe shiu se ra pikerisht kur do kalojshin keta çunat.
c’faj ka drejtuesi teknik. subjekti ka fituar tender dhe punon (mire ose keq diskutohet), fajin e kane dy 19 vjecare mbi nje motorr qe ecin predhe dhe pa skafandra.edhe perendia thote ruaju te te ruaj.