Ministria e Drejtësisë nis procedurat e testimit të personelit të ZVRPP-ve

Dita

Ministria e Drejtësisë ka nisur procesin e përcaktimit të kritereve dhe procedurave për certifikimin e aftësive profesionale, të regjistruesve të ZVRPP dhe të testimit të personelit të këtyre zyrave.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se Nasip Naço ka urdhëruar që Kryeregjistruesi brenda datës 31.12.2014 duhet të hartojë dhe t’i propozojë për miratim Bordit Drejtues të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kriteret dhe procedurat për certifikimin e aftësive profesionale të këtyre punonjësve.

Brenda 60-ditëve nga miratimi i kritereve dhe procedurave, Kryeregjistruesi duhet që të marrë masat e nevojshme për realizimin e testimit / certifikimit të aftësive profesionale të të gjithë drejtuesve dhe punonjësve.

Në urdhrin e Ministrit të Drejtësisë është parashikuar edhe afati i daljes së rezultateve  përfundimtare, të cilat duhet të bëhen me dije nga Kryeregjistruesi brenda 30-ditëve nga kryerja e testimit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *