Gjëegjëza politike

redaktor
  1. Virusi “B1 dhe B2”

Moj PD, Zotin lus

Të mos dalësh në ankand,

Se luftë bën çdo virus

Dhe pse janë e njëjta bandë!

Infektues si Ebola,

Mjerë kush i ka për risk,

Por nuk zbresin nga kupola

Pa Gertrud e ndonjë miskë!!!

Po ju pyes ju lexues,

Ç’emër kanë këta virus?!

 

  1. Toidhjo si Enveri

Pas grushtit “trim” struket,

E ka gjuhën brisk berberi,

Çehre akullt, po krejt duket

Toidhjo si Enveri!!!

A e gjeni dot

Cili është ky robot?!!

 

  1. Doktorit

Askush s’mund ta tall!

Humanisti qe “yrnek”!

Po sa qenë bllokmenët gjallë,

Thonë, lagej dhe në brek!!!

Ju lutem, keq mos gjykoni,

Me zë lart emrin ia thoni!!!

 

  1. Idioti

Po harbonte një idiot,

I ngjizur veç për sherr…,

Që parajsën të kullotë,

Por Zoti e zbriti në ferr!!!

Se kush është derdimeni,

Shihni TV-të e do ta gjeni!!!

 

Nga Koli J. Dano

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *