Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Ballo presidenciale! Miliarderët ju gëzohen shumave dhe plaçkës që vunë në këto më shumë se 20 vjet. Në darkën e pasur miliarderi u kujtuaka për ata që s’kanë, për varfërinë. Ç’hipokrizi! Është me vend t’ju kujtojmë miliarderëve se sa shumë kanë kontribuar për të mbjellë këtë varfëri. Ju, duke patur pushtet krijuat monopolet, frytet vazhdoni t’i vilni ende. Ju përvetësuat pasuritë në tokë e nëntokë. Ju përfituat nga fondet publike se vetë ishit tenderues vetë përfitues, shumë prej jush u bënë me spitale, me shkolla private, me hidrocentrale ngaqë ju tepruan fondet kur qetë ministra. A merrej shkolla me lekë, a blihet e drejta me lekë, a blihej shërbimi spitalor me lekë, a blihej vendi i punës me lekë? Shumë prej jush kanë përfituar nga rënia e njerëzve në nevojë. Edhe nga i burgosuri e i paraburgosuri ka pasur dhe ka ende shushunja që ju pinë gjakun të mjerëve. Nga Xh. Cora.
