Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Shëtitoren Lin-Tushemisht, e duan qytetarët…. Po shohim përditë e përnatë, papagajtë e PD-së që po ju “qajnë hallin njerëzve”, siç dhe tani, atyre që do ju prishen ndërtimet buzë liqenit me dhe pa leje, që nga Lini në Tushemisht. Ky projekt është bërë që në kohën e qeverisë së kaluar dhe me sa dimë, rehabilitimin e buzë liqenit të Ohrit e ka kërkuar UNESKO. “Qeveria Rama”, që i mbeti në dorë ky projekt, është mobilizuar për ta përfunduar. Për sa i përket shpronësimeve, qeveria ka ekspertët e saj të fushës së ndërtimit të cilët dinë dhe do të llogarisin vlerën e këtyre objekteve dhe qytetarët do të marrin atë që ju takon. Kjo është një llogari e thjeshtë që e zgjidh edhe Bodja. Nxitja e njerëzve për t’i mbledhur ata në protesta është propagandë dhe epsh karrigesh. Përshëndetje “Dita”! I. Berberi, Pogradec.
