Mediat italiane shkruajnë se peshkatarët vendas kanë kapur sasi të mëdha peshku helmues ditët e fundit.
Alarmi vjen nga Instituti Oqeanografik Spalato, i cili pohon se peshku helmues me lëkurë të argjendtë ka mbërritur në ujërat e detit Adriatik, raporton Telegraf.
Sipas specialistëve, ky peshk është i rrezikshëm për t’u konsumuar nga njeriu, pasi mishi i tij përmban toksina të rrezikshme për njerëzit.
Njëri prej peshkatarëve tha se është i bukur për t’u parë, por jo për t’u ngrënë. Ky lloj peshku që ka mbërritur në brigjet e Italisë, provokon paralizë të sistemit të frymëmarrjes dhe mund të shkaktojë vdekjen e konsumatorëve.
Prezenca e tij në detin Mesdhe përbën një rrezik të madh për ata që s’e njohin – thonë specialistët.
