Lista e deputetëve kundër Bashës për bojkotimin e Kuvendit

Dita

Me afrimin  e seancës së mërkurës, e cila është dhe shansi i fundit i opozitës për të shpëtuar mandatet, deputetët e djathtë kanë rritur edhe presionin ndaj Bashës dhe Berishës për të ndryshuar qëndrim.

Ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi dhe ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu kanë kërkuar prej Bashës një qëndrim të qartë se çfarë duhet të bëjnë në datë 24 Dhjetor. Ndërsa Berisha ka thënë se midis demokracisë dhe bojkotit, ai do të zgjidhte demokracinë, duke nënkuptuar në këtë mënyrë edhe gatishmërinë për të djegur mandatin. Por edhe Imami ka qenë kundër Berishës, duke  u shprehur se për vendimet e grupit duhet të vendosë vetë grupi parlamentar. Edhe Ruli ka deklaruar se vendimi për bojkotin duhet marrë me qetësi.I vetmi që  ka qenë i gatshëm të mos jetë deputet, ka qenë Gent Strazimiri, që u përdor dhe për nisjen e bojkotit. Aleati  besnik i PD-së, Fatmir Mediu, u shpreh se në ditët në vijim do të mblidhen sërish për të diskutuar se çfarë do të bëhet. Më herët, deputeti Dashamir Shehi ka theksuar se është gati të hyj në Kuvend, nëse PD shmang një qëndrim deri më 24 Janar.

Deputetët që janë kundër vazhdimit të bojkotit:

Genc Ruli

Majlinda Bregu

Mesila Doda

Astrit Patozi

Dashamir Shehi

Ylber Zeneli

Fatmir Mediu

Agron Duka

Ylli Shehu

Roland Keta

Igli Cara

Adrian Turku

Astrit Veliaj

Share This Article
9 Comments
  • Disa janè zgjuar me vonesè disa nuk duan ta lene mandatin sepse heres tjeter nuk kthehen me ne parlament,disa e heqin vehten te moderuar por tè gjithè tè mbaruar sepse e hapin gojen me komandè dhe kur u vajti m…..ti ne b….thè.Perfundimish kjo eshte p.d.-ja e salush belushit si dhelpra qe turret te veshi i rrushit.

  • Eh , c’ deputete jeni juve o derezinj , qe ju komandon BERISHOVICI per cdo gje edhe kur te vini e sa here ta beni ne banjo !! Haram ju qofte vota e popullit ,o kope kafshesh te egra !!

  • Permua keta njeres duhet te dorzojne mandatet dhe po se bene njesoj eshte i kane humbur mandatet e tyre qe ne momentin qe prishen kontraten me qytetaret qe u besuan .populli kerkon te perfaqesohet dhe keta ja mohuan prandaj duhet te largohen .pazaret dhe shterpesia e opozites ka lene zbuluar dhe pa perfaqesim nje pjese te madhe te shoqerise .smund te beni pazare me te drejten e nje populli te tere .
    Debatet ne boten demokratike behen ne parlament .vetem ne shqiperi behen jashte parlamentit
    Kerkojme gjithenje ndermjetsimin e te huajve ore jeni ne vete apo jo .shqiperia eshte e shqiptareve dhe dota cojme ne perpara hallet dhe problemet do i zgjidhim vete .klasa politike duhet te piqet partite smund te funksionojne si banda rrugace.me nje fjalore te pershtire plot kercenime imorale dhe fyese per nje shoqeri demokratike .Ju drejtohem juve te gjithe debuteteve te kuvendit te shqiperise .aty jeni te perfaqesoni shoqerine dhe te mbroni ligjshmerine dhe rendin kushtetus te respektoni kontratat me qytetaret por mbi te gjitha eshte atdheu shqiperia jone e keni lene shume here ne udhe kryqe te rrezikshme por jo me shqiperia eshte e jona dhe ju do paguani koston ne zgjedhjet e rradhes.per nje peme po djegim nje pyllte tere nje dru i shtrember po prish gjithe stiven turp nga vetja do mbaheni mend si brezi qe vrau endrat e shqiptareve .si njerzit qe shkaterruan nje komb te tere njeres qe na moret moralin dhe nderin me vjen turpe per llogarine tuaj turp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *