Kastro Zizo ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me këngëtaren Genta Ismajli.
Reagimi erdhi pas publikimit të lajmit se ata kishin flirtuar me njëri-tjetrin, pas publikimit të disa fotove ku ata dukeshin shumë intimë.
“Po lexoj nëpër portale të ndryshme, një të ashtuquajtur ‘flirt’ mes meje dhe Genta Ismailit! Absolutisht një gënjeshtër e madhe.
Genta është një kolege e nderuar që kam shumë respekt. Një miqësi skenike nuk ka lidhje fare me lajmet pa vlerë që kanë dalë.
Mos cenoni punën dhe imazhin e të tjerëve. (Ndjehem i zhgënjyer)”, ka shkruar Kastro në faqen e tij në Facebook.
