Kryeministri grek, konservatori Antonis Samaras, i propozoi opozitës një marrëveshje për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në fund të vitit të ardhshëm duke i kërkuar në këmbim mbështetjen parlamentare për zgjedhjen e kandidatit të tij Stavros Dimas, si presidenti i ri i vendit. E në fakt menjëherë propozimi ka marrë mbështetjen e disa deputetëve dhe është vënë re një shtim i numrit të deputetëve që mbështesin Dimas. Pakti përfshin formimin e një qeverie të “zgjeruar” të formuar nga partitë pro-evropiane që do të jenë përgjegjëse për mbylljen e negociatave me trojkën (Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Komisioni Europian).
Kështu Samaras ka kërkuar të ruajë parlamentin aktual për të mos ndërprerë procesin e reformës kushtetuese dhe sapo ajo të përfundojë, në fund të 2015-ës, mund të zhvillohen zgjedhjet.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për të përfunduar negociatat me trojkën dhe prandaj “tani nuk mund të zhytemi në një betejë elektorale”. “Le të përfundojmë negociatat dhe reformën kushtetuese dhe pastaj mund të përcaktojmë një afat kohor për zgjedhjet, qoftë edhe në fund të 2015-ës”, deklaroi ai. Kjo është hera e parë që Samaras jep mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve përpara datës së parashikuar, në qershor 2016. Ky vendim ka për qëllim që të parandalojë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen pas një muaji, si pasojë e mos zgjedhjes (ashtu siç pritet) së kreut të ri të shtetit.
Të mërkurën e shkuar u zhvillua raundi i parë i votimit në Parlamentin grek për të zgjedhur presidentin e ri, por dy partitë që mbështesin qeverinë e Samaras, Demokracia e Re dhe Lëvizja Socialiste Panhelenike (PASOK), kanë aktualisht 155 prej 300 deputetëve të Dhomës. Në dy raundet e para,17 dhe 23 dhjetor, një kandidat ka nevojë për mbështetjen e 200 deputetëve, një shifër që duket e komplikuar për partitë qeveritare. Në raundin e tretë të planifikuar më 29 dhjetor, mjaftojnë vetëm 180 vota pro. Këto zgjedhje presidenciale po shfrytëzohen nga partia kryesore e opozitës, Koalicioni i së Majtës Radikale (SYRIZA), për të forcuar zgjedhjet e parakohshme. Pikërisht Samaras ka kritikuar ashpër presidentin e SYRIZA-s, Aleksis Tsipras dhe partinë “Grekët e Pavarur”, një nga anëtarët e të cilit, Pavlos Haikalis, denoncoi se kishin tentuar t’i jepnin ryshfet që të mbështeste Diman në votime. “Nuk mund të vazhdojë ky zinxhir akuzash të pabaza për mitmarrje nga deputetët që gjithmonë rezultojnë false”, tha Samaras. “Frika dhe terrorizmi nuk duhet të triumfojnë dhe kjo është sfida e demokracisë”, tha ai ndërsa u bëri thirrje deputetëve të “dëgjojnë zërin e ndërgjegjes”.

Pavel Hejkali sternipi I Rrapo Hej kakit !
Aleks Cip ra I ka rënë cipa me kohë, turp ti vijë !
Filluan dhe këta si ne të mos mirren vesh me njëri tjetrin, slargohen dot nga origjina !
U ka plas cipa fare .