Viti 2015 ju ofron raporte të qeta si në drejtimin profesional ashtu edhe atë familjar, por duhet të evitoni që ndjeshmëria juaj e tepërt të hasë kundërshtinë e personave që keni përreth. Jini realistë dhe peshoni me kujdes gabimet, para se të gjykoni të tjerët.
Periudhat më të mira dhe të këqija
Pjesa e parë e vitit do të jetë më e favorshme për takimet sentimentale dhe për financat tuaja. Pozicioni i Jupiterit do të inkurajojë lindjen e ndjenjave, por prej muajit shtator kundërshtia e Saturnit mund të shtojë mundësitë për sherre me partnerin. Gjatë Pranverës do të merrni vlerësimin e merituar për impenjimin e dhënë në punë, ndërkohë që gjatë Vjeshtës do të sforcoheni paksa për shkak të akumulimit të përgjegjësive. Përpiquni të rikarikoheni me energji në momentet e ndera, duke programuar ndonjë udhëtim.
Dashuria për beqarët
Viti që do të vijë do të shënohet nga romanticizmi. Jeni të favorizuar nga yjet dhe mundësitë për të shkëlqyer nuk do ju mungojnë. Yjet ju ndihmojnë të bëni takime të destinuara që të kenë një rëndësi të madhe në jetën tuaj. Përfitoni për të ndërtuar baza solide për marrëdhënien tuaj, duke qenë se në semestrin e dytë, vendosja yjore pak e favorshme dhe njëkohësisht lodhja juaj fizike mund të sjellë ndërprerje të menjëhershme të historive të lindura në pjesën e parë të vitit. Nuk do të keni shumë mundësi për njohe të reja gjatë Vjeshtës.
Dashuria për çiftet
Edhe çiftet më të qëndrueshme mund të hasin ndonjë moment vështirësie në Vjeshtë kur stresi i tepërt do ju pengojë të mirëprisni dëshirat dhe mendimet e partnerit. Është e rëndësishme që ndërkohë që jeni në shoqërinë e familjes të shkëpusni mendjen nga shqetësimet profesionale, ose nëse nuk e bëni dot përpiquni t’i shpjegoni partnerit tuaj se sa e rëndësishme është prania e tij për ju në këtë moment të vështirë, në mënyrë që të jetë i predispozuar që të mirëpres humorin tuaj të keq, apo reagimet e ashpra. Nga kjo periudhë marrëdhënia juaj do të dalë më e pjekur dhe do të konsolidohet më tej përmes një zgjedhjeje të rëndësishme, si bashkëjetesa, martesa, apo një fëmijë.
Përqasja në çift me shenjat e tjera zodiakale
Do të merrni vëmendjen e duhur nga partnerët në shenjë e Dashit dhe Ujorit, njësoj të pushtuar nga në pasion i madh. Por kujdes të mos përgjumeni nga ëndrrat tuaja rozë, por përpiquni gjithmonë ta vëzhgoni në mënyrë racionale marrëdhënien tuaj, sidomos nëse jeni në fillim të saj dhe mos lini pas dore impenjimet e tjera, në familje apo në punë. Demi dhe Virgjëresha nuk favorizohen nga yjet në nivelin sentimental gjatë Pranverës së ardhshme dhe të tentoni të ndërtoni një marrëdhënie me partnerët e kësaj shenje mund të rezultojë jo shumë e përshtatshme, sepse mund të zhgënjeheni.
Gatishmëria e ndjenjave të të lindurve në shenjën e Peshores, i bën ata partnerët idealë për shenjën tuaj. Këta të lindur do të jenë të gatshëm të fillojnë një lidhje dashurie të destinuar që të ndryshojë në mënyrë radikale jetët e tyre.
Shkëndija pasioni për çiftet Binjakë- Luan që mund të përfitojnë nga ndihma që yjet kanë rezervuar për këto shenja.
Parashikimet për studentët
Pjesa e parë e vitit rrjedh qetësisht përsa i përket përfitimeve. Nuk do të shkëlqeni, por as nuk do të keni motive për t’u shqetësuar. Falë maturisë shpirtërore në fund të pranverës, fillimi i vitit të ri shkollor do ju shohë të lindni sërish. Do t’u tregoni mësuesve aftësinë tuaj për kritika të shëndosha që do të vlerësohet veçanërisht në drejtimin akademik.
Paratë dhe puna
Mundësi të mira për të gjetur punë për ata që janë në kërkim. Prandaj dërgoni kurrikulumin tuaj kompanive që ju interesojnë, mbani të azhornuar profilin online dhe përgjigjuni njoftimeve që ju duken në një linjë me ambiciet tuaja. Kush ka një punë, mund të marrë një vlerësim të rëndësishëm në fillim të verës, por ngritja në detyrë do të sjellë me vete përgjegjësi të mëdha. Mos lejoni që tensioni t’ju mundë, por përpiquni të delegoni bashkëpunëtorëve tuaj detyrat që nuk arrini të menaxhoni, për t’u treguar besimin që keni tek ata dhe njëkohësisht të hiqni një pjesë të stresit. Nuk duhet të keni frikë përsa i përket financave, madje mund t’i lejoni vetes ndonjë shpenzim të paparashikuar.
Fati
Deri në shator mund të fitoni ndonjë lojë fati. Mos lini mundësitë që t’ju ikin nga duart, por merrni pjesë në konkurse dhe blini ndonjë biletë lotarie.
Shëndeti
Jupiteri sjell me vete formë të shkëlqyer fizike dhe mendore, prandaj mund të merrni veten shumë lehtë nga një periudhë stresuese dhe e lodhshme. Do të ndjeheni të rilindur, optimistë dhe mund të vijnë lajme dhe ngjarje të bukura.
Udhëtimet
Duke marrë në konsideratë që paratë këtë vit nuk do ju mungojnë, mund të jetë mundësia ideale për të filluar një udhëtim ndërkontinental që prej kohësh ëndërroni. Nëse impenjimet familjare, apo profesionale nuk ju lejojnë të qëndroni gjatë larg shtëpisë, lejojini vetes të paktën luksin e një fundjave “all-inclusive” pranë ndonjë hoteli luksoz, pasi t’i jeni nënshtruar trajtimeve rigjeneruese të bukurisë.
