Në Tiranë, tregu kryesor ku shiten gjela dhe pula deti është ai ambulant te Pazari i Ri. Shkuam për të parë nga afër se çfarë ndodhte me këta shpendë në këtë prag fundviti. Që në pyetjen e parë mësuam se një kile peshë e gjallë gjel apo pule deti shitet nga 7-8 mijë lekë (të vjetra). Një shpend i tillë, varion nga 8-12 kilogram. Tregtarët i sjellin gjelat dhe pulat nga rrethinat e Tiranës. Në këtë treg takuam edhe Leme Ibraliun. Kjo zonjë ka ardhur nga Baldushku dhe mban nën këmbët e saj dy gjela. “Tetë mijë lekë kilogramin peshë e gjallë e ke gjelin”, –na thotë, duke na e vendosur në dorë shpendin fatkeq të kësaj kohe. “Nëse keni ndërmend ta merrni mund të flasim, merre dhe 7”, – thotë Lemja, duke na parë drejt e në sy dhe pret një përgjigje. Gjatë bisedës me të mësojmë se kjo grua ka më shumë se 20 vite që rrit gjela dhe pula. “Që kur u prish sistemi merrem me shpendët. Burri më ka punuar në pulari dhe ja kishte marr dorën rritjes së tyre, ndaj vit pas viti jemi marr më këtë punë. Çdo vit rris 50 deri në 60 shpend deti”, – tregon Lemja, ndërsa fërkon duart që i thahen nga i ftohti. Ajo na siguron që në krahasim me vitin e kaluar nuk është rritur çmimi. “Çmimi është pothuajse njëlloj. Njerëzit nuk kanë para. Mezi e blejnë një pulë apo një gjel.
Kriza ka bërë punën e vet. Megjithatë nuk i ndahen traditës, çdo familje, kursen, sakrifikon dhe një gjel e merr për fëmijët”, – tregon kjo grua me 20 vite eksperiencë mbi supe në rritjen dhe shitjen e shpendëve.
Kryeson Baldushku
Për zonjën Leme nuk është thjesht kjo punë. “Të mbarështosh gjelat e detit ka kosto. Nuk është se ka ndonjë fitim kush e di se çfarë. Kur i bënë llogaritë se sa shumë duan të hanë dhe sa kohë duan të rriten këto shpendë, pendohesh që ke harxhuar një vit të tërë, por ç’të bësh! Atje në fshat ku jam unë, nuk kam burim tjetër të ardhurash. Çdo vit betohem duke thënë: Edhe këtë vit dhe pastaj nuk mbaj më, por viti shtyn vitin dhe unë vazhdoj dal çdo dhjetor në treg për të shitur gjela dhe pula”. Në këtë pjesë të Pazarit të Ri ka edhe bashkëfshatarë të tjerë të saj, që kanë ardhur për të tregtuar shpendët e tyre. “Komuna Baldushk është komuna më e famshme në Tiranë për mbarështimin e gjelave të detit. Në këtë komunë mund të gjesh ferma të cilat kanë edhe 300 gjela dhe pula deti”, – na informon Lemja. Mesa duket, ky është fitimi i vetëm për fshatarët e asaj zone. Stina më e mirë për këta shpendë është dimri, pasi durojnë të ftohtit dhe ngricat, kohë e cila i ndihmon të vendosin edhe dhjamë. Koha më e përshtatshme për shitjen e tyre është java e fundit dhe e parafundit e muajit dhjetor ku ka edhe një bum të këtyre shpendëve.
Ky është edhe momenti, kur shumë qytetarë duhet të kenë kujdes edhe nga tregtarët mashtrues, që nuk janë asgjë më shumë se rritësit me koncentrat të shpendëve. Më mirë sesa të bjerë pre e këtij mashtrimi, gjithsecili është mirë ta marrë vetë rrugën për në Baldushk. Në këtë mënyrë nuk çon paratë dëm, si edhe zgjedh të shikojë nga afër rritjen e gjelave si edhe ta marrë nga fusha. “Po është e vërtetë, ka shumë fshatarë që i marrin shpendët një muaj përpara se të dalin në treg. I ushqejnë me hormone dhe shpendi për një muaj shton deri në 6 kile mish, gjë të cilën nëse e ushqen me misër të pastër, ti nuk mundesh kurrë ta bësh”, thotë Hasani, një tjetër banor i Baldushkut që ka zbritur në Pazar të Ri për të shitur gjelat e tij. Një gjel me një peshë prej 8 kilogramësh, mund ta gjesh në Baldushk me një çmim nga 45-50 mijë lekë të vjetër, ndërsa në treg shkon nga 70-80 mijë lekë të vjetra.
Durrës
Gjelit të detit i shkon deri në 1000 lekë/kg peshë e gjallë
Gjeli i detit, tradita e kahershme e qytetarëve durrsakë këtë vit është me pakicë në tregun e gjësë së gjallë në Durrës. Informacionet që vijnë nga qyteti bregdetar tregojnë se gjeli i detit vjen me një çmim dy herë më të lartë se një vit më parë. Aktualisht, si peshë e gjallë, çmimi shkon nga 800 deri në 1000 lekë për kg. Tregtarët shprehen se kane bërë investime shumë të mëdha për rritjen e shpendëve dhe me shitjet e deritanishme vështirë se do të arrijnë fitimet e parashikuara. Në tregun e qytetit të Durrësit zakonisht vijnë tregtarë të gjelit të detit nga fshatrat e Lezhës, nga Kavaja e Rrogozhina. Duke qenë se edhe zona e Elbasanit është pa fuqi blerëse, shumë tregtarë nga Peqini kanë filluar të dalin në Durrës.



Mos ua blini!
Lerini t’u ngelin pa shitur se tallin menderen me keto cmime cmendurie!!
Prapambetja dhe te qenit egersira te ketij Kontinenti, te qenit te paafte per te ngritur ne kembe nje shoqeri funksionale ku gjithcka ka vendin dhe rregullin e vet,,,,shpreht me se miri ne pamje te tilla. Kryeministri yne i nderuar, kur kerkon tu thote shqiptareve fjalen PRAPAMBETJE e zevenedeson ate me emrin e nje qyteti ne majat e Hindukushit. Quhet KANDAHAR.
KANDAHARIN e kemi ne mes te Kryeqytetit Z.Kryeminister. Ne ato shetitjet qe Zotrote beni “pa truproja dhe makina”,,,,,dilni dhe “shijoni” keto pamje mesjetare ne cdo stacion autobuzi.
Mosegzistenca totale e infrastruktures bujqesore, mosvendosja e asnje programi qeveritar per lehtesimin e kultivimit dhe tregtimit te produkteve bujqesore vendase, jane shkaktari kryesor i ketyre “pamjeve magjepse”.
Gjrsa gjejne bleres, mire e bejne, biles mund ta risin cmimin akoma me shume.
Une per vehte, ne kushtet e Shqiperise, sdo ta bleja gjelin, keshtu mund te bejne shumica e shqiptareve dhe po u doli katunarve llogaria, qe ti kthejne gjelat mbrapsht, le ti kthejne.
Kur cmimi i karburantit ka qene shume i lire ne Gjermani, ka shetitur gjithe vendin, kur u rrit shume para 2-3 vjetesh, dola me fitim, se gati se perdorja fare makinen, pervec ndonje rasti, qe e kisha me patjeter.
Hahaaahaaa, t’a blesh sa frengu gjelin thuaj.Une di nje te Napoleonit. Shkoi njehere jashte Parisit dhe u ndal ne nje bujtine e kerkoi nje veze te zjere per ta ngrene.Kur shkon te paguaje i thone nje shifer stratosferike. Si batutaxhi Napoleoni thote;”s’è dija qe vezet qenkan kaq te rralla ketej”.Bujtinaxhiu ia kthen: “vezet jo, por perandoret i jemi shume te rralle”.Keshtu edhe puna e kaposheve, nuk blihen si mish, por si simboli tradicional i festes.Ne kohen e Enverit e blinim nje muaj prepara e pastaj beheshim mia me kaposhin e s’donim te therrej.Ishin vite sic thote Hemingway, kur ishim aq te varfer dhe aq te lumtur.
Mir ore se katoliket nje gjel deti blejne per krishtelindje po muslimanet qe minimum e kane dashin per Kurban Bajramin.
Me falni por un ekam menidmin se e ketu ne forum mund te bejem moral dhe te japim “zgjidhje” kur zgjidhja sipas meje ne nje ekonomi tregu jepte vetem nga ligji oferte kerkese. Ne se kemi oferte te madhe dhe kerese te vogel cmimet ulen vevetiu ( dora e fshehte e tregut e Smithit ),ne se kerkesa eshte e madhe dhe oferta e vogel cmimet ngrihen. Me vjen keq,por ne kete rast morali eshte bla bla bla. Socjalizmi real desh te bente te kunderten dhe ne vend qe ti vinte vetullat i nxorri syte ekonomise se centralizuar dhe planifikuar albaneze.
Prodhim bio koston!se ne cfar standarti jeton ky popull esht tjetr arsye!nje rose e therur taze ne perendim koston 20 euro kg bio!ke te ngrira qe koston 3 euro kg por qe mundet te jet edhe 1 vit e therur!..?pse nuk e bejn vitin e ri si perendimoret,nje shishe shampanje e degjon muzik diku perjashta te organizuar nga grupe muzikore!mendoj se esht me sociale kjo menyr organizimi!