Nga 1 janari, mallrat e “luksit” me akcizë të re

Dita

Në janar do të hyjnë në fuqi dhe taksat e reja për të ashtuquajturat mallrat  e “luksit”.

Kafeja, pijet energjike, birra, vera apo duhani do të paguhen me nivele të tjera akcize nga sa paguhet tani. Referuar vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, akciza është 60 lekë kilogrami, akciza për pijet energjike është 30 lekë për litër, ndërsa akciza për birrën varion nga 360 deri në 710 lekë për hektolitër, në varësi të përqindjes së alkoolit.

Për verën, akciza që do të paguhet varion nga 2 mijë deri në 12 mijë lekë ndërsa për pijet alkoolike me përmbajtje alkooli nga 15-22 për qind, do të paguhen 5 mijë e 200 lekë për hektolitër. Sa i përket purove do të paguhet akcizë 2500 lekë për kilogram ndërsa për fishekzjarrët, në ligj është përcaktuar se akciza do të jetë 200 lekë për kilogram, raporton News 24.

Efekti pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit nga rritja e akcizës, për vitin 2015 parashikohet të jetë rreth 3.4 miliardë lekë.

 

Çmimet e reja:

Akciza e produkteve të luksit

Kafe pa kafeinë ose jo 60 lekë/kg

Pijet energjike 30 lekë/litri

Birra 360-710 lekë për hektolitër

Vera 2 mijë-12 mijë lekë/HL

Pijet alkoolike 15-22% 5 200 lekë/HL

Puro dhe cigare 2500 lekë/kg

Fishekzjarrët 200 lekë/kg

 

Share This Article
2 Comments
  • ———————————————————

    PO …

    kudo ne bote “Pijet” kane aksiza dhe ligji te fut brenda nese pi kudo dhe je nen 18 vjec.

    Sali Berisha lejoi te dehesh rinia me pije dhe droge.

    Sali Berisha armatosi njerezit ne 97-ten qe populli te hynte ne konfkikt me njeri-tjetrin duke destabilizuar Shqiperine dhe vete te vidhdhte dhe gllaberonte pasurit e shtetit.

    Pse Z.Rama nuk arreston por e toleron kriminelin Sali Kanunorin verior ?

    ————————————————————————————————–

    • Na bëjnë të besojmë se do t’ja u marin akcizën tregëtarëve këta? Jo or lum miku jo? Çdo rritje akcize e gjize e ha në sumë mileti? Pse nuk thoni që do t’ja merni miletit por tregëtarëve? E sofistikoni fjalorin dhe i përdridhni fjalët që ne mileti të kënaqemi me akcizën dhe gjizën që po u merni tregëtarêve? Ju tregëtarëve,ata ne gomarëve që jemi gjithnjë dakord dhe më në fund “rroftë akciza,gjiza dhe qeveria”!? Urraaaaaa!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *