Shpalleni “festë kombëtare”

redaktor

Më në fund, në limitin e shkatërrimit të mandateve, opozita u kthye në parlament, pa hequr dorë nga zhargoni i saj politik dhe duke dëshmuar se në gjithë këto muaj pritjeje dhe bojkoti, ajo as nuk kishte mësuar gjë dhe as nuk kishte ndër mend të mësonte as në të ardhmen. Dështimin e zhvendosjes së parlamentit në një sallë shqupase dhe mentalitetin e vrazhdë të një njeriu të pakundshoq nga e keqja, ata e sollën si një fitore, pa fshehur dot faktin se e gjithë kjo u bë në orën e fundit, kur gongu po binte për shkatërrimin e saj.

Shefi i grupit parlamentar të opozitës, Paloka, ende pa futur këmbë në atë mejhane, që herë pas here bëhet edhe parlament, kërkoi që e gjithë seanca e ditës të quhet një gjë e jashtëzakonshme dhe të mos pajtohet asgjë tjetër, vetëm drafti i një marrëveshjeje, që nuk i bën nder vendit, nuk u bën nder ligjvënësve dhe që u bie ndesh në tri të katërtat e tij, neneve të kushtetutës.

Më bëri përshtypje vërejtja online e një lexuesi të gazetës DITA, i cili, pas kishte lexuar komentin e Palokës, kishte vënë shënimin ironik, “Shpalleni festë kombëtare”. Pa i marrë leje, shënimin e tij e vendosa në krye të kësaj analize, e cila, më shumë se gjithçka tjetër, është vazhdim i këtij mendimi, që më shumë se gjithë sorollatjet e përbashkëta të mazhorancës dhe të pakicës, përcjell mesazhin e shfrimit të njerëzve të zakonshëm, por edhe hiperbolën pas së cilës fshihen njerëzit e politikës.

Përse duhet shpallur “festë kombëtare”?

Në Shqipëri jo pak festa kombëtare janë shpallur mbi hiçin, mbi dëshirën e mangët dhe politike të një njeriu, i cili, herë pas here, pasi ka bërë lëmsh gjithë jetën e vendit, historinë dhe vazhdimësinë e tij, ka futur hundët edhe në festat e kombit, për të bërë edhe aty palaçollëkun e tij.

Por kësaj here, rikthimi plangprishës i opozitës në kund kishte vërtet diçka “historike”.

Opozita kërkoi dhe u vendos që të bëhet dekriminalizimi i parlamentit. Shumica e pranoi, njëlloj sikur të pranonte faktin se ky parlament është i kriminalizuar. Edhe nëse në parlament do të ketë ndonjë deputet që në të shkuarën e tij ka ngjarje kriminale, dhe kjo nuk do të kishte ndodhur për herë të parë vetëm në Shqipëri; përgjithësimi i të gjithë trupës mbi një rast sylesh, nuk do të thotë njollosje e gjithë asaj që quhet mençuria e Shqipërisë, trupa legjislative e saj. Por në të vërtetë, ky është një parlament që ka vend të dekriminalizohet. Dhe në radhë të parë nga vetë krimi brenda opozitës dhe nga bartësit e saj, të cilët, ende me gjurmët e gjakut të pashlyera në duart e tyre, u futën në sallën kuvendore dhe thirrën për vrasje dhe vrasës.

Në parlamentin e Shqipërisë kjo ditë, rikthimi pas bojkotit, duhej cilësuar “festë kombëtare”, sepse njerëzit e krimit të organizuar, deri në vrasje të hapura; njerëzit e tritolit si shpërthyes dhe tritolit politik si dhunues, janë ende aty, në shumë reshta të opozitës dhe shumica e sotme, për fat të keq, as nuk është e zonja t’u tregojë vendin ligjërisht, dhe as të dëshmojë vullnetin e saj për të bërë ligjin mbi krimin. Secili muaj ka datën 21 të tij, jo vetëm muaji janar, por ai i janarit ka veçorinë e tij, vrasjet në mesin e ditës, pas një urdhri gjakftohtë të një deputeti që rri aty dhe hedh helmin mbi gjithë vendin. Kur them se secili muaj ka datën 21, doja të thoja se jo vetëm më 21 janar kanë ndodhur aktet e krimit, por në secilin muaj të qeverisjes pëdëiste, janë shënuar akte të rënda të krimit ekonomik, politik e shoqëror dhe një draft/manifest, i nënshkruar nga një shumicë e madhe parlamentare, nuk mund ta shlyejë këtë. Nëse shumica e sotme qeverisëse, për hatër të konsensusit apo të lodhjes politike ishte e gatshme të pranojë një draft të tillë, kur edhe pas saj, ajo cilësohet vrasëse dhe kriminele, ajo duhet të bëjë sa më parë të ditur se ku fshihet ky krim deputetësh dhe cilat janë hallkat që do të ndërmarrë për dekriminalizimin e parlamentit; kush janë njerëzit që nuk e kanë vendin në atë sallë, pasi janë të mbushur me gjithfarë krimesh, politike e ekonomike, vetjake e familjare; duhet të cilësojë provat që ka siguruar në gjithë këto muaj qeverisje për kërdinë që është bërë mbi shtetin dhe resurset e tij; dhe, më në fund, duke vënë gishtin mbi “i”, të bëjë edhe rregullimet përkatëse.

Në marrëveshjen e nënshkruar dhe të miratuar, pika e dytë e tij detyron grupet parlamentare të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Së pari, cili nen i ligjeve në Shqipëri apo i rregullores së parlamentit i lejon njerëzit,qofshin edhe shefa të qeverisë, të mos zbatojnë vendimet e gjykatës Kushtetuese; dhe, së dyti, cili do të jetë qëndrimi i Opozitës ndaj Vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndarjen e re territoriale, të cilin, ende pa u tharë, deklaruan se nuk e njohin dhe se nuk do të jenë pjesë e zgjedhjeve vendore?

Tani, secili shqiptar që ka mend në kokë, që di të arsyetojë, e ka të qartë se 21 janari është vepër e Berishës dhe e Bashës, dhe se, veç diskurseve politike, nuk ka asgjë të re. Dosja e katër të vrarëve po kalbet, së bashku me trupat e të vrarëve dhe tashmë nuk janë të mjaftueshme vizitat e shefit të qeverisë tek vajzat e Aleks Nikës apo rishikimi i lotëve të Anës. Pjesa folklorike mbaroi, ndëshkimi ligjor i deritashëm ishte një farsë, përbetimi i shumicës kur ishte në opozitë se do të zbardhet gjithçka ka mbetur në eter, ndërsa urdhëruesit dhe vrasësit sillen në parlament si hienat apo nëpër blloqet luksoze që kanë bërë buzë detit. Shumica qeverisëse e di këtë fare mirë, ajo e di se me paratë e mafies politike shqiptare po ngrihen oligarki financiare, ajo e di se buzë detit janë vilat e treta apo të katërta të politikanëve të djeshëm, por duke i pasur vilat pranë tyre, heshtin. A mund të bëhet dekriminalizimi i parlamentit , nëse nuk bëhet më parë dekriminalizimi financiar i saj? Nëpër kolltukët parlamentarë, një shumicë e ndjeshme, është pasuruar mbi afera të dyshimta, njëra gjysmë ka akuzuar gjysmën tjetër dhe të gjithë së bashku, ndërsa përbetohen për dekriminalizim, po e fshehin krimin. Dikush nga ndershmëria e tepërt, dikush nga luajalizmi politik, dikush në pritje të favoreve, dikush nga frika. Sepse, po të jetë ndryshe, parlamenti do të duhej të kishte një fillesë ndryshe: Të dëshmojë secili se si e ka vënë pasurinë e tij, shpesh herë përrallore. Ta dëshmojë atë, jo nëpërmjet dhuratave që paskan marrë nga kunetërit e dhëndurët, por nga puna e tyre. Fillimisht ish ministrat , ish shefat e qeverisë, ish gjykatësit, duke pasur një kriter të thjeshtë: sa ke fituar dhe sa është investimi që ke bërë. Dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga fjala konfiskim. Sepse nuk do të kishte ngjarë vetëm në Shqipëri, kur pronat e ngritura mbi përfitimet mafioze janë shndërruar në shtëpi për zotërinjtë e zonjat e moshuara, për fëmijët jetimë. Kjo do të ishte shumë më e begatshme se sa vizitat e ministrit Veliaj në pragun e festave.

Parlamenti i Shqipërisë miratoi një draft, të cilin, secila nga palët, do e komentojë sipas llogarisë së vet, duke dëshmuar se edhe një copë letër , asnjëra nuk e sheh në dobinë ose jo të vendit, por në llogarinë e partisë që i përket. Asgjë të jashtëzakonshme drejt së mbarës nuk ka ky draft, i hedhur në letër nga dy europarlamentarë të superlodhur me partitë shqiptare, si me fëmijë mburravecë dhe të pabindur.

Ky është një draft që dëshmoi edhe një herë se në mendimin politik shqiptar ka pak koka të qeta, bindëse dhe që i takojnë së ardhmes; në të kundërtën, ka shumë marrëveshje që e lodhin jetën parlamentare, venë shenjën e barazisë mes së ndershmes dhe krimit, mes shumicës dhe pakicës, dhe se dyert për të ikur përsëri janë të hapura. Nëse kjo nuk ndodhi në seancën e parë të rikthimit, seancat e tjera nuk janë ende larg.

Parlamenti shqiptar, njëra palë duke shpallur tolerancën mbi të drejtën, shumica kjo; dhe pala tjetër duke shpallur harbutërinë mbi logjikën, pakica kjo, bënë edhe një akt tjetër antikushtetues, të lodhshëm dhe që nuk i takon së ardhmes: Ata, së bashku, krijuan një precedent të rrezikshëm në jetën e politikës shqiptare, që edhe pa këtë është drejt asfiksisë.

Prandaj edhe është koha që të shpallet” festë kombëtare”, si një ditë që nuk do të harrohet lehtë, megjithëse do të jetë e pafrytshme. Nuk do të jetë e harrueshme lehtë sepse institucionet iu nënshtruan dhunës dhe sepse dhuna u bë lajtmotiv i një opozite që është e mbarsur me dhunë dhe që pjell vetëm dhunë. Do të jetë e pafrytshme, sepse do të ketë njerëz me mend në të ardhmen që do të thotë: Hiqni dorë nga këto budallallëqe.

 

Share This Article
22 Comments
  • Ke plotesisht te drejte kejo eshte nje 9 mars i dytepor Edi u treguai mefshte kur Luli dhe Sala flasin per de kriminalizim atehere Rama duhej tu thoshte po kejo pune fillon me analizen dhe gjykimin e Gerdecit 21 janarin rruga e kombit falja e detit Greqise dhe nje analize tjeter te hetohet vrasjet e 2 prillit eleminimet ne kupolen e PD 1Ali Spahia 2 ZHulali 3 Gazide 4 Arbenori 5 G.Pashko 6A Hajdari 7 S Olldashi cuditerish te gjithe nga kupola i pd.Pastaj XHindi me te tjere pastaj te vijme tek krimi ekonomik me vjedhje tokash dhe pasurish te shtetit .Me vjen shume keq qe kemi nje kryeminister kaq te pa afte dhe keta debutet kaq te prelyer

  • Ke plotesisht te drejte kejo eshte nje 9 mars i dytepor Edi u treguai mefshte kur Luli dhe Sala flasin per de kriminalizim atehere Rama duhej tu thoshte po kejo pune fillon me analizen dhe gjykimin e Gerdecit 21 janarin rruga e kombit falja e detit Greqise dhe nje analize tjeter te hetohet vrasjet e 2 prillit eleminimet ne kupolen e PD 1Ali Spahia 2 ZHulali 3 Gazide 4 Arbenori 5 G.Pashko 6A Hajdari 7 S Olldashi cuditerish te gjithe nga kupola i pd.Pastaj XHindi me te tjere pastaj te vijme tek krimi ekonomik me vjedhje tokash dhe pasurish te shtetit .Me vjen shume keq qe kemi nje kryeminister kaq te pa afte dhe keta debutet kaq te prelyer JU LUTEM MA DERGONI KU E KAM THENE

  • Bedri,flm,per shkrimin,dhe titullin,e “vjedhur,,
    Ke,thene gjerat mir,dhe sjan vetem ne kete shkrim,tendin qe i thua aq mir dhe me vende.Por me duket se disi ky populli yne,eshte i friguar dhe nuk eshte ne gjenje te beje nji revolucion sa jakobinet ne franc.me robespyrin e famshem,apo skemi robyspyer?
    Per,mendimin tim ndoshta te gabuar apo te cekur,une them sese populli ashtu dhe barite i kemi,qofsha i gabuar,por mendoi se nuk jame i ganuar.
    Lojrat politike dhe dredhit e dallaveret qe nga rarja e sistemit moniste,ne shqipri po me duken sikur pekte jane ne belgrade dhe athin,pra qe 1990,krejt mbrapshte eshte duke shkue,mbrapshte politika,mbrapshte shoqria,mbrapshte grupet jo qeveritarve,mbrapshte intelektoalet,mbrapshte akademiket,mbapshte historianet,mbrapshte gjuhtaret krejt mbrapshte jeta,kshtu me duket mau apo une jam mbrapshte pra jame ne dilem.Po,ku ka dikundi ne bote qe nji opozit aqi kriminale,te vere kushtet per te hyre ne kuvende per te cilin kerkushi nuk eshte fajtori sepse ajo doli nga kuvendi,pra vete e bere mutin tani hajde ta lajme bashke mutin time,le qe nuk e lan apo pastrun vete,por angazhuan dhe dy demagog politik te evropes me jua nxjer geshtejat nga zjari,po cfar te them mor mik nuk dije,vetem nga zemra qe e due shqiprin dhe me dhymbset jam ka shkruj nga nji here komentet e mia,dhe e dij or mik,se as shkrimet tua te mira dha as komentet e mia,nuk i lexojn kta fakira,dhe po ti lexojne tallen me ne dhe me popullin,prandaj kisha deshir,ne mos enveri se e dije qe jeni elergjik,por po them nji ROBYESPEYR,dote ishte i mir per popullin ton sote ta shpetoi nga borbonet dhe berbaret shqipfoles,jungjat jeta bedri,

  • Çudi!!! Ne, njëmilion votuesit mezi ç’prisnin që Rilindja të ndëshkonte të keqen brënda PD dhe shansi i erdhi në derë, kur ndodhi e kundërta- çeta e banditëve në opozitë rifitoi pozitën e saj destruktive brënda parlamentit. A nuk do të kishte qenë më e ndershme që Rama të kishte rrezikuar gjithshka vetëm e vetëm që berishizmi të mos triumfonte rishtaz dhe t’i bënte karshillëk njëmilion ‘qelbësirave’. Por, me sa duket, drejtësia dhe ndershmëria kanë mbetur aty nga 90-ta dhe sot ka triumfuar hipokrizia, hajdutllëku, abuzimi me pushtetin etj, etj. Me këtë lëvizje Rama kompromentohet plotësisht si dallaverexhi dhe e ka humbur përfundimisht davanë me zgjedhësit e tij. Fatkeqësisht, që sot e tutje bëmat e tij do të shihen me tjetër optikë.

  • Poshte mbreti… rrofte mbreti… krishti u ngjall…zoti Islami :- ta gezojme Festen Kombetare (te çkombtarizimit ama)

  • Po vjen 23 Qershori i 2015 dhe asnje ish minister apo ish deputet nuk ka per funduar ne Burg. Kjo eshte shume deshperuese dhe zhgenjyese. Nuk i heq asnje presje shkrimit tuaj zoti Bedri, bile ka akoma shume gjera qe nuk jane thene. Te dekriminalizosh parlamentin, do te thote te futesh ne burg menjehere Sali Berishen, Lulzim Bashen, Fatmir Mediun etj. E gjitha kjo qe ndodhi per 5 muaj ishte nje farse e ndyre nga ana e opozites dhe me miratimin e kesahj martreveshjeje te ndyre u ndye dhe mazhoranca, duke bere te na humbase besimi ne reformat qe ka ndermarre dhe te na humbase durimi me keto lojra jashtezakonisht te felliqura parlamentare. Dhe qershia mbi torte eshte miratimi nga te dy palet i rritjes se pages se deputeteve. Domethene : ju o popull mos na çani mender …….. se kur vjen puna per leke ne jemi ni unison te dyja palet. FELLIQESI E PAPARE. Kushedi si kane shkuar ne finance, si te babezitur per te marre rrogat. Me vjen per te vjelle me kete parlament. Turp.

  • Mbeshtes komentin 23 Qershor 2013. I ndjek rregullisht shkrimet e Z. Islami. Per mendimin tim:- 24 Dhjetori 2014 duhet shpallur Dite “ZIJE KOMBETARE”!

  • ora,po skadon duhet veprim e jo kompromise te kota.Nuk duhet te kethehet parlamenti ne Panairin e kotesive.
    Shumica po te jete paster ta vertetoje kete pasterti por edhe pakica mos te mendoj se eshte e paster,ajo duhet ti heqe petat lakrorit te vet e te nxerr ne shesh se cfare fshihet aty.Ky po eshte dekriminalizim i kuvendit jo llogjet qe thuhen pa fund sa majtas e djathtas e si domos djathtas.
    Ta shohim kjo do te jete nje tjeter farse kombetare apo do te kthehet vertetete ne nje feste kombetare.

  • Festen do ta shpallim e te jete e gezuar kur te shkaterrojme mejhanen e banditeve te sharlatanit te Tirones dhe baronit te Vucidollit.
    Per cdo shqiptar qe e siguron buken me djerse keto jane dy banda kriminelesh te ndara ,njera me flamur blu e tjetra me roze dhe qe ne shpirt kane si idhull krimin.
    Dobici roze qe udheheq sot qeverine eshte po aq kriminel ,aq hajdut e aq megalloman sa Saliu ,prandaj te presim qe ai te denoje krimin e korrupsionin duhet te jemi aq budallenj sa te presim ti dalin halles koqe.
    Prandaj nje ore e me pare duhet te punojme per ti lipsur qelbesirat.Cdo shqiptar qe e don vendin dhe popullin duhet te beje cmos per ti demaskuar brenda vendit dhe ne takimet me politikanet dhe diplomatet e huaj.Kujdo duhet ti bejme te qarte se shqiperia eshte ne duart e mafies dhe investimi me i mire eshte te na ndihmojne te cfarosim te keqen.
    ndihma me e madhe qe mund ti japin shqiperise eshte ti perplasin deren ne fytyre Rames.,Metes e Berishes.Nuk duam banken boterore dhe FMNor antimafian dhe FBI.

  • Edi Rama e hengri “ngjalen”1 vit perpara tani e ka brenda nuk e nxjerr dot ,vetem kur tja nxjerre B.Europjan ose Liu (USA ).!!

  • Megjithe respektin per zotni Bedriun, pertej kontributit te tij te spikatur per ceshtjen kosovare, me duket se nuk po jep te pakten nje mejtim se si te merret ne polici e prokurori, nje halldup si Salih Rrahman Berisha ,nje cope plak allcak e kryenec sikur do na haje mender mutin se bashkut me mamurrasit e tij te shpifur te cillet jane trima kur s’ka te tjere!

    Meqe jini ekspert per pune malokesh gdhenj e dru me pre na jepni ndonje shenje a “indicie” sic i thone sot njerez me shkolle, se si t’i ngrihet nje padi penale ketij mysybeti qe na eshte bere si burri i nenes apo si “Kashej i pavdekshem” nje film sovjetik qe ju e kini pare me siguri!

    Kam pershtypjen se kur shqiptaret votuan masivisht per shporrjen e Salihit, ketij qafiri e shemedini me hunden si tra qymezi e me zerin e lebetitur te ciklopit Polifem kur e qorruan shoket e Uliksit qe shpetuan gjalle, nuk kishin parasysh se sollen ne krye te kendit nje dhjeraman e pordhaman, aspak trim e figure e dyshimte morale, se materiale nuk kemi akoma dokumente e qe i la me gisht ne goje familjaret e viktimave te 21 Janarit!

    Keshtu ka ndermend Edi Rama, ta shtyje mandatin, ky gallof pa pende sebashku me fshatarin hajdut Ilir Meta qe ka zaptuar vendin e sharabajges Jozefina Topalli, e te genjeje jo vetem elektoratin e vet , por edhe popullin shqiptar!

    Hej , maestro, harroi votat tona po vazhdove keshtu e as tremb dot njeri me police te veshur nergut per kete pune , nga halli e mandej do ndodhe si i thone nje llafi : pordhi kali ne dere te hanit ,shoi kandilin (cirakun) e usta Janit!

    Z.Bedriu ,ju si burre i vjeter, me pervoje gazetareske e jetesore ,si me thene i rrahur me vaj e me uthull , na jepni te pakten ndonje menyre a metode demokratike ( saken se eshte revolucionare) se si mund te futet ne burg Salih Berisha ,a i biri i Salihit a dreqi me te birin!

    Faleminderit paraprakisht, per mirekuptimin pasi te dy nuk ndodhemi ne Shqiperi ku bejne palle ariu keta mangupet qeveritare e opozitare!

  • Artur Zhei ,lexo kte koment qe te kuptosh si duhet shkruar per kte popull e si duhet te jesh aty mes “betejes”e jo ne “llogoret” e berishes per te na treguar “fitoren”e tij ! Festa e madhe kombetare ektij populli do jet dita kur ky paranojak ,gjeniu post komunist fatkeqesis dhe shkaterimit te shqiptareve te shkoj i lidhur atje ku e meriton! Vetem kjo dit do te jet “Ylberi”qe do cliroj Shqiperin nga zgjedh e ktij intriganti te pa par me krimet ,hajnin e tradhtin qe mban ne kuriz ! Do jet dita qe shqiptareve tu kthej besimin,shpresen,emrin e krenarin popullore ! Sa esht ky neper kemb ,ne rug ,neper zyra e ne parlament ,shqiptaret do vazhdojn te ken akoma historira te hidhura te pa parashikushme ! Kuptoe me ne fund o maxhoranc se prania e tij ju kompromenton ,ju zhvlereson e sdo ju pjerdh askush ma, sepse ky “mjeshter djall” di cfar ben ! Edhe ju ,nostalgjiket e tij, duhet te dini qe mbas cdo privilegji apo te “mire” qe keni gezuar ,nje grop e madhe esht hapur per tju varosur ju dhe femijt tuaj !
    Te lumte pena Bedri Islami e respekte ! Per njerez si ty ka nevoj sot ky popull qe po fle !
    Uroj qe vertet te vi ajo dit e madhe qe te shpallim nje dit tjeter te re FEST TE MADHE KOMBETARE…………..

  • Z.Islami.Para disa ditesh shkruat nje artikull me titull “Pushtetin ne Tavoline”.I nderuar zoteri,Rama e dorezoi pushtetin ne Tavoline Opozites.Dhe kush eshte arsyeja e ketij gjesti??Pamundesia e Rames per te vepruar ndryshe.Edi Rama u kap gafil nga Opozita dhe PD-ja ne vecanti.Per dy arsye.Arsyeja e pare eshte se Rama pranoi nepermjet nenshkrimit te kesaj marrveshjeje se ai,ka futur ne Parlament Kriminele dhe impenjohet per dekriminalizimin e Parlamentit.At’here nese Kryeministri pranon kete,perse rri ende Kryeminister??Kush e mban ne pushtet Ramen??Deputet qe ai pranon se jane kriminele ose me precedente kriminale??Me votat e cileve deputete do votoje Rama reformat e medha qe ka premtuar,sidomos reformen ne drejtesi??Me votat e deputeteve Kriminele ose me precedente Kriminale??Kush do zgjedhe Presidentin e Ri,mbas Bujar Nishanit??Parlamenti qe vete Rama pranon se eshte i kriminalizuar??Jo dhe Kurrsesi.Ai eshte impenjuar nepermjet marrveshjes per dekriminalizim te Parlamentit dhe jo per kryerje reformash te medha me voten e ketij Parlamenti te kriminalizuar.Prandaj duhet konsensusi i asaj pjese te Opozites(pjese e shendetshme e PD-se)qe nuk eshte e kriminalizuar per te kryer c’do reforme dhe jo duke vendosur te pranoje votat e deputeteve te tij(qe vete ka pranuar se jane me precedente kriminale ose kriminele)!!!Pra,Rama mund te quhet zyrtarisht i rrezuar.Mos te genjehemi nga fakti se ai eshte ende ne karrigen e Kryeministrit.Tashme ai eshte nen vullnetin e Opozites.Per c’do reforme madhore.A kishte nje rrugedalje nga kjo situate??Sigurisht qe kishte,por duhej kurajo dhe Trimeri Politike.Cilesi qe Rama nuk i ka.Duheshin zgjedhje te parakohshme mbasi Opozita te digjte mandatet e deputeteve.Por Rama nuk e ka kete guxim,sepse e ka Lepurin ne Bark i nderuar Bedri dhe eshte karrierist.Eshte si Sali Berisha.I mjafton te rrije ne karrigen e Kryeministrit dhe c’do gje per te eshte ne rregull.Vota e 23 Qershorit avulloi dhe perfundoi ne nul,sepse ajo vote perfaqesohet ne Parlament nga kriminele ose njerez me precedente Kriminale.Kaq eshte e gjitha.Shqiptaret vertete votuan Partine Socialsite dhe Ramen,por ky i fundit vendosi qe perfaqesuesit e votes se Shqiptareve te ishin njerez me precedente Kriminale.Prandaj Vota jone thjesht u keqperdor dhe u anullua.Rama tashme mund te quhet i rrezuar.

  • Me kete dorzim te pushtetit ne parlament,Rama duhet te pergjigjet para zgjedhesve te tij.Partia socialiste te konsideroje si djegje te qellimshme te mandateve te popullit,dhe te kerkoje menjehere shkarkim te Rames si kryetar partie,shkarkim te kryetarit te grupit parlamentar, Zgjedhje te jashtezakonshme ne Parti dhe formim te qeverise se re.NQS votat e popullit kushtezohen nga koalicioni me LSI,parti e cameve eshte hazer per nje koalicion te ri.Shiko se Berisha ka lene nje aparat pergjues ne kryeministri,qe ka filmuar Ramen kur e ka bere ne breke.Edhe ky krim quhet.

    • @treporti.Jam 100% dakort me mendimin tuaj.Problemi eshte se ne Partine Socialsite komandojne shoket dhe miqte e Rames.Ai e ka uzurpuar PS-ne tamam si Sali Berisha ka uzurpuar dhe privatizuar PD-ne.Askush nuk e shkarkon dot Ramen nga drejtimi i PS-se,sepse ne ate parti votojne miqte e Rames.Shqiptaret votuan Partine Socialiste me 23 Qershor,por Rama e dorezoi voten e Shqiptareve tek Saliu,pa lejen e te cilit ai nuk lejohet te beje asgje.Thjesht Rama dorezoi pushtetin ne tavoline,si nje frikacak qe ka Lepurin ne bark.

  • Dorezim pushteti se behet ligj per te qeruar nga Parlamenti deputetet me precedente penale? Po qe keshtu me 84 votat e majta te behet nje ligj qe te mos kandidoje askush per deputet pa patur precedente penale. Kjo date pastaj behet feste kombetare e kenaq votuesit e 23 qershorit, perfshi dhe gazetar Bedriun e merzitur. Rama kete duhet te beje qe dhe pushtetin te mos e dorezoje por vetem ta trashegoje.

  • Si gjithemone artikujt e zotit Bedri kane noten “analize e shkelqyeshme” !
    Vrasesit , hajnat, mafiozet, kriminelet e nxjerrin veten te lare me intervisten e qoftelargut
    dje , ndersa te masakruarit e Gerdecit, 21 Janarit, e qindrave te zhdukurve na dalin ,
    sipas qoftelargut ,krimenele e vrases ! O zot c’po ndodh ne te mjeren Shqiperi ?!
    Eshte vertete fatkeqesia me e madhe kur nje popull ka ” vdekur” ! C’ po behet keshtu ???
    Mazhoranca e mutit ka rene squp ne toke , ndersa kriminelet si hiena te uritura jane versu-
    lur jo mbi parlamutin e mazhorances por mbi popullin duke perbuzur e nencmuar rende
    dinjitetin e tij, voten e tij te hedhur ne gjirizat e qenefeve te cdo shqiptari .. Dhe mire t’behet ,
    kur rri dhe ,,veshtron yjet ” e turpit, qendrimin indiferent karshi nje grup horrash e mafiozesh
    qe kane kapur shtetin dhe pushtetin shqiptare ..!
    Dhe Europa plake , kurve , vjen ne Shqiperi vecse per te ngatarruar e coroditur shqiptaret…

  • GEZUAR FESTEN E FUNDVITIT 2014 DHE VITITN E RI 2015!I RIKUJTOJME SHALEGJATIT EDVIN, SE I KANE MBETUR EDHE 23 DITE NGA PREMTIMI I DHENE SE N.Q.SE NUK DALIN PARA DREJTESISE URDHERDHENESIT E VRASESIT E VERTETE TE 21 JANARIT 2011 BASHKE ME FRRIN E DREJTESISE DO TE SHKOJE EDHE RILINDJA E ENDERUAR!UROJE QE KETE PREMTIM TE MOS E KETE DHENE SI PREMTIMET E RADHES PER TE BERE TE NENQESHI NJERIU QE ADMINISTROI KETO VRASJE E QE PER IRONI TE FATIT ADMINISTRONTE EDHE KETE VEND!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *