Ukrainasit hedhin në koshin e plehrave politikanin pro Putinit

Dita

Këshilli i qytetit në Kharkov, në lindje të Ukrainës, u kthye në një skenë veprimesh radikale, pasi protestuesit që mbanin flamuj të Sektorit të Djathtë sulmuan zyrtarin Vladimir Skorobagach, e hodhën në një kosh plehrash dhe e lyen me bojë jeshile në fytyrë. Skorobagach, një ish-anëtar i Partisë së Rajoneve, një parti pro Janukoviçit, u sulmua pas një mbledhjeje këshilli të mërkurën në Kharkov, qytet besnik ndaj qeverisë ukrainase.

Zyrtari u përpoq të arratisje dhe u fsheh në një farmaci. Megjithatë, turma e gjeti dhe i dha shansin “t’i bënte gropën vetes”! Kur ai nuk u bind, disa burra të maskuar e morën me forcë dhe e hodhën në kosh. “Pastrim!” – thërriste turma e tërbuar. Fatmirësisht, ai u shpëtua nga policia dhe më vonë u dërgua në spital, pasi dikush e kishte sprucuar me një lëng që e verboi përkohësisht.

https://www.youtube.com/watch?v=hxzCzwlSwfI

Share This Article
9 Comments
  • Kete fund kam parashikuar edhe per kryeministrin e 1 milion genjeshtrave qe kur kam pare kete video disa muaj me pare. Dhe me e bukra eshte se do te jene vete socialistet qe do ta flakin ne kosh naltgjatsine e tij per gjithe streset qe po kalojne nen qeverisjen skandaloze (vit qe i ka stresuar sa tete vitet e Sales bashke) . Koha do tregoje – zgjedhjet vijne shume shpejt 😉

    • E gjeta. I papune qe ka nje vit qe vjen verdalle per nje pune dhe nuk ja gjejne ate te shkrete pune!

      I inatosur me te gjithe ata qe nuk i japin nje pune dhe pasi ka perfunduar deduktimin zinxhir faji i ka dale tek Rama.

      Zgjedhjet do te vijne. Edhe sa te jete per ju moterqirat qe hidhni nje vote e doni 3 vende pune pidhin e nenes keni per te marre

      More vesh?

  • Hitleri keshtu filloj,dhe me vone su degjoheshe me fjala opozites social demokrate edhe pse quhej sistem pluralist,e le me cifutet e ciganet!totalisht ekstrem djathtas njelloj si kta fashistet ukrainas!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *