Policia “detyron” Visho Ajazin të blejë kutinë e ndihmës së shpejtë

Dita

Urdhri i Ministrit të Brendshëm për të ndaluar të gjithë ata drejtues automjetesh që nuk kanë kutinë e ndihmës së shpejtë apo dhe sinjalin e rrezikut në formë trekëndëshi, duket se ka vendosur në vështirësi edhe Shërbimin Informativ Shtetëror.

Ndryshe nga filmat hollivudianë me Xhejms Bond, ku thyerja e rregullave është normë, duket se SHISH është detyruar që të zbatojë rregullat e Policisë Rrugore.

“Dita” mëson se në fillim të këtij muaji, SHISH është detyruar që të bëjë edhe tenderin për blerjen e kutive të ndihmës së shpejtë dhe të trekëndëshit të sigurisë.

Përmes një procedure  të prokurimit me vlerë të vogël me fond limit 345 000 lekë pa TVSH, SHISH ka blerë 170 copë kuti të ndihmës së shpejtë si dhe 180 copë sinjalin e lëvizshëm të rrezikut në formë trekëndëshi.

shish

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *