Afati i vetëdeklarimit të ndërtimeve pa leje është shtyrë deri më 31 janar 2015.
Kjo është bërë e ditur nga kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame, gjatë një konference për shtyp.
“Afati i vetëdeklarimeve të ndërtimeve pa leje shtyhet nga 31 dhjetori 2014, në 31 janar 2015
E bëjmë këtë shtyrje për disa arsye:
1-Për t’i dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve që të përfshihen në procesin e legalizimeve.
2-Ditët e fundit u kthyen në atdhe mijëra emigrantë. Një pjesë e tyre kanë probleme me legalizimin dhe përmes shtyrjes së afatit u japim mundësi që qetësisht të bëhen pjesë e këtij procesi
3-Për të ulur presionet mbi sportelet tona, qët ë krijojmë një shërbim cilësor
4-Më mirë qytetarët t’i kalojnë këto ditë duke u përgatitur për festa sesa në radhë”, ka thënë ai.
Lame u shpreh se më pas nuk mund të ketë më justifikime.
Ai tha gjithashtu se jo çdo ndërtim do të legalizohet.

Shto uje e shto miell ,,,si perfundim,,, hajde petulla , petulla me uje