Vargjet e Arben Dukës

anazapta

Mesila ose deputetja terroriste

(Pjesa II)

Të eci karriera,
Nuk të ndoqi tersi,
Po tani je bërë,
Bezdi Universi!

Në favorin tënd,
Anoi balanca,
Edhe pse në ballë,
Të ndrin injoranca!

Po ti mos u tut,
Dil e ha si bisha,
Të shikojnë se ç’mostra,
Ka Sali Berisha!

Ti do jesh sërish,
Në ballë të një liste,
Se nuk ka këtu,
Shumë gra terroriste!

Në këtë drejtim,
Nuk ta qaj shumë hallin,
Tani konkurron,
Me sukses Topallin!

Tani mos mungo,
Një ditë në ekrane,
Të shikojë mileti,
Si nxin një katrane!

Tani mos mungo,
Dhe bjeri legenit,
Dhe këtu ka zënë,
Farë e Bin Ladenit!

Tash je në betejë,
Nuk ka sharm e naze,
S’është çudi të bëhesh,
Edhe kamikaze!

Edhe kamikaze,
E parë e Tiranës,
Të shpërthesh si bombë,
Kur të jesh pranë Ramës!

Se ti je shfazuar,
Kontroll s’ke te vetja,
Ushqehesh si djalli,
Vetëm nga urrejtja!

Të ushqen urrejtja,
Të presësh si drapër,
Jetimët e gjorë,
Të kafshosh si gjarpër!

Për ty s’ndiej urrejtje,
S’ke kaq rëndësi,
Të dëgjoj e ndiej,
Pa fund neveri!

Edhe pse Mesilë,
Të flasin në emër,
Dyshoj në je grua,
Dyshoj në je femër!

Për sot po e mbyllim,
Se i ranë bilbilit,
Nesër nja dy fjalë,
Do t’i themi Çilit!

Ca le të mësojnë,
Ca të tjerë e dinë,
Nga Çili njëherë,
Mora arratinë!

Mora arratinë,
Në një shkretëtirë,
Atje s’kishte Çilra,
Ndaj kalova mirë!

Atje ndreqa jetën,
Që këtu m’u prish,
Po Çili, ah Çili,
Mu fantaks sërish!

Share This Article
8 Comments
  • Mesila Jozefina raimonda bulkun janë tri kriminele që tëtorturojnë mbas vdekjes, ose mbasi të vrasin. O zot u shoftë kjo prurje femrash dhe mus u bëftë mashkull të denjojë të fëlliq veten dhe të seksojë me to. Më mirë me një mace se me tri shëmëtirat e kombit. ptu farë e qelbur, Bravo arben.

  • MIGJENI ;ALI ASLLANI;ZOTI NOLI DHE SHUME E SHUME TE TJERE JANE KRENAR PER JUVE SI PASARDHES POET! SHUME FALEMINDERIT ZOTI DUKA!

    • Edhe une jam dakor me ty Tefta:
      Poeti Arben Duke eshte vazhdues i denje i vepres poetike te Nolit, Ali Asllanit, Shevqet Musarajt….
      POET QE I PERGJIGJET FLAKE PER FLAKE, REALITETIT SHQIPTAR ,
      KA TIPIZUAR ME SE MIRI SHARLATANET E POLITIKES AKTUALE SHQIPTARE!

  • Ah, moj Mesile e shkrete,
    Je ne hall, vaj medet !
    Ca te thone : Pd-iste,
    Ca te tjere : terroriste.

    Rri rehat ne hallin tend,
    Moj Mesile,Mesile e gjore,
    Duhet te vesh pakez mend,
    Se je dele pa kembore .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *