Rishikimi i buxhetit 2014, tepricat për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit

redaktor

Para se të mbyllet viti kalendarik, qeveria shqiptare pritet të rishikojë buxhetin e vitit 2014. Kjo për shkak se një pjesë e mirë e investimeve këtë vit nuk u realizua dhe kësisoj mos djegia e fondeve do të çojë në rishpërndarjen e buxhetit.

Vendimi pritet të merret javën që vjen nga qeveria, ndërsa burime nga Ministria e Financave bëjnë të qartë se teprica buxhetore që parashikohet të jetë më shumë se 10 miliardë lekë, do të shpërndahet për kompensimin e ish pronarëve, shpronësime të tjera për ndërtimin e veprave publike, kompensimin e ish të përndjekurve politike dhe borxhe të akumuluara ndaj sektorit energjetik. Në fund të nëntëmujorit shpenzimet buxhetore shënuan një mosrealizim prej 24.8 miliardë lekësh ose rreth 220 milionë dollarësh.

Duke marrë në konsideratë ecurinë e shpenzimeve gjatë gjithë vitit, vështirë të realizohen vetëm në dhjetor të gjitha akumulimet, edhe pse Ministri i Financave u shpreh para pak ditësh se investimet do të realizohen. Por tashmë viti është në mbyllje dhe investimet nuk kanë ecur në kahun e duhur, dhe kjo e ka çuar qeverinë shqiptare në rishikimin e fondeve të menduara për t’u alokuar këtë vit që po mbyllim. Zëri më problematik i buxhetit të vitit 2014 në sektorin e shpezimeve mbetën investimet kapitale.

Teprica në fund të nëntorit shënoi 8.2 miliardë lekë ose 15 për qind më pak se plani. Në raportin me vitin 2013 investimet në vlerë monetare janë 24 për qind më të ulëta. Në këtë formë Ministria e Financave ka planifikuar që tepricat t’i çojë në sektorë që e bëjnë më të lehtë disbursimin të tilla si, shpronësimet apo ish të përndjekurit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *