Me nisjen e vitit të ri, bizneset do të paguajnë taksa të reja për produktet e ashquajtura “të luksit”. Për produkte si kafeja, pijet energjike, birra, vera apo duhani do të paguhen nivele të tjera akcize nga sa paguahet deri tani. Referuar vendimit të botuar në Fletoren Zytare, akciza për pijet energjike është 30 lekë për litër ndërsa akciza për birrën varion nga 360 deri në 710 lekë për hektolitër, në varësi të përqindjes së alkolit. Për verën, akciza që do të paguhet varion nga 2 mijë deri në 12 mijë lekë, ndërsa për pijet alkoolike me përmbajtje alkooli nga 15-22 për qind, do të paguhen 5 mijë e 200 lekë për hektolitër. Sa i përket purove do të paguhet akcizë 2500 lekë për kilogram, ndërsa për fishekzjarret në ligj është përcaktuar se akciza do të jetë 200 lekë për kilogramë. Efekti pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit nga rritja e akcizës, për vitin 2015 parashikohet të jetë rreth 3.4 miliardë lekë.
Akciza e produkteve të luksit
Kafe e dekafeneizuar ose jo 60 lekë/kg
Pijet energjike 30 lekë/litri
Birra 360-710 lekë për hektolitër
Vera 2 mijë-12 mijë lekë/HL
Pijet alkoolike 15-22% 5 200 lekë/HL
Puro dhe cigarillos 2500 lekë/kg
Fishekzjarret 200 lekë/kg

Shume njerez pyesin,çfare jane aksizat? Nuk e din dhe nuk i kuptojne.Si veprohet me to ne tregetimin e mallrave.
kush spartak je ti dhe nga je