Lëshimi i mazhorancës, injorim i verdiktit

redaktor

Një rend i vërtetë dhe demokratik ka ligjet e rregullat e veta sa precize, aq dhe të rrepta që burojnë nga themeli i shtetit që është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë që dhe kjo e sanksionuar nga vullneti dhe verdikti mbarë popullor. Çdo veprim në kundërshtim me këto është antiligjor e antikushtetues. Më datë 23 Qershor 2013 vota popullore i dha të drejtën kësaj mazhorance të udhëheqë e qeverisë vendin me shumicë të cilësuar. Çfarëdolloj përpjekje e pakicës për të mos e njohur këtë të drejtë kushtetuese të mazhorancës është jo vetëm paradoksale, por për më tepër antikushtetuese. Nga ana tjetër dhe çdo lëshim i mazhorancës për të plotësuar tekat e një grushti njerëzish a politikanësh të etur për pushtet është injorim i verdiktit popullor e për më tepër shkelje flagrante e Kushtetutës. Si votues i kësaj mazhorance ndihem jo vetëm i fyer, por edhe i tradhtuar nga ajo me ndodhitë e fundit duke rënë në grackën e një të rrjedhuri që për gati një çerek shekulli po mban peng Shqipërinë. Kjo që ndodhi nuk ishte një marrëveshje politike, por një aferë e pastër dhe një pazar i ndyrë politik. Atyre që ju marrin erë pordhëve me rigon të një plaku, ju kujtoj, se jo shumë larg kur ky plak kishte shumicën, dhe atë jo kaq sa kjo e sotmja, por sa të vjedhur aq e të blerë e trafikuar, vendoste diktatin e vet për dhe mbi çdo gjë. Sot ky plak karagjoz na kërkoka të drejtën për shumë gjëra që kur ishte në fron jo vetëm nuk i ka realizuar, por ju ka vënë dhe pushkën dhe i ka vrarë ata që u ngritën të protestonin për të drejtat e nëpërkëmbura. Megjithëse jam ateist e nuk besoj në Zot, përsëri lutem: O Zot, kur do të vijë ajo ditë që do të shpëtojmë nga ky i çmendur?! I. H., Elbasan.
Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *