Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Këta lloj analistësh si Zheji që vetë propagandohen si pragmatistë, nuk janë gjë tjetër veçse ca kameleon dështakë, të gatshëm të shesin çdo gjë vetëm dhe vetëm që të duken dhe të fitojnë diçka. Tani na bëka analistin e marrëveshjes për zhbllokimin e bojkotit duke na e prezantuar si fitore të Sali Berishës, një personazh tejet negativ i demokracisë dhe shoqërisë shqiptare, që jo kundërshtarët e tij politikë, por dhe ata brenda llojit që nuk janë në dosjet e tij e urrejnë dhe e nënçmojnë.
Kjo marrëveshje e llojit as mish dhe as peshk, është më së shumti një lloj truku i europianëve i tipit të “Krokodilit”, por shumë më i vogël se ai, një lloj sardeleje, në vend të karremit për të joshur inatçorët dështakë të PD-së që të shpëtojnë tek e fundit pa turp mandatet e tyre politike si deputet.
Pra, kryekëput një farsë justifikuese për të mbrojtur mandatet. Ndërsa Zheji, me detyra nga Berisha i djeshëm dhe i sotshëm, e konsideron si fitore të Berishës. Këta batakçinj kërkojnë të bëjnë rolin e kolonës së pestë me gomarllëqet që hedhin në tregun mediatik, a thua se kanë përpara një turmë dhe jo një popull që i ka injoruar me kohë servilët e këtij tipi.
