Gëzuar o zhelexhinj

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

“E jashtëzakonshme” që ç’ke me të. Do propozoja të hiqen nga lista e festave, Krishtlindjet dhe ndërrimi i viteve dhe gjithë festat e tjera. Të festojmë Vuçidolin, si epiqendër e civilizimit shqiptar dhe Saliun si kalorësin e bardhë të shpëtimit.
Le të kapen prej zhelesh, të gjithë ata maskarenj që janë të mendimit, se është vota e sovranit ajo që vendos se kur dhe kush janë shumicat qeverisëse në vend. Burgu le të hapet, për të gjithë ata që mendojnë se Sali Berisha është një kriminel ordiner, një vrasës pas shpine dhe një spiun i sigurimit të shtetit, që mendojnë se nuk ka Shqipëri, pa drejtësi, nuk ka opozitë dhe sistem politik në shërbim të popullit, me hajdutë fondesh rrugësh kombëtare dhe koalicionistë me bllok në dorë. Gëzuar festën, zhelexhinj!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *