Aksidentohet autobusi me 30 persona nga Shqipëria. MPJ: Ka një viktimë

Dita

Një i vdekur është shënuar kur një autobus i nisur nga Shqipëria është përmbysur në Malin e Zi.

Mësohet se aksidenti i rëndë i komunikacionit ka ndodhur sot rreth  orës 18:00 në rrugën në mes Tivarit dhe Ulqinit, kur autobusi me targa të Shqipërisë AA 581JX ka dal jashtë nga magjistralja në vendin Fusha e Mërkotit(Mrkojevicko polje).

Sipas Portalit Vijesti, të dhënat e para tregojnë se ka një të vdekur në aksident.

Të lënduarit nga aksidenti po dërgohen në spitalin e Tivarit, ndërsa ato me lëndime të rënda po dërgohen në Qendrën klinike në Podgoricë.

Sipas të dhënave jozyrtare, policia dhe zjarrfikësit kanë arritur që të nxjerrën rreth 30 udhëtarë nga autobusi i aksidentuar. Udhëtarët tjerë janë akoma në autobus, ndërsa autoritetet lokale kanë angazhuar mekanizmat që të nxjerrën autobusin.

Ministria e Jashtme: Ka një viktimë

Ministria e Punëve te Jashtme është vënë në dijeni nga autoritete malazeze dhe nga stafi i Ambasadës sonë në Podgoricë për një aksident rrugor të ndodhur sot në aksin Tivar-Ulqin, ku një autobus që udhëtonte nga Dubrovniku në drejtim të Tiranës ka devijuar nga rruga. Sipas te dhënave të deritanishme të transmetuara nga autoritetet malazeze, në këtë aksident janë përfshirë rreth 30 shtetas shqiptar prej të cilëve njëri prej tyre ka humbur jetën. Stafi i Ambasadës sonë në Mal të Zi ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes për t’u gjendur pranë shtetasve tanë në bashkëveprim me autoritetet malazeze dhe për të ndjekur nga afër situatën pranë qendrave shëndetësore ku po i jepet ndihma e parë qytetarëve tanë.

Menjëherë pas njoftimit, me urdhër të Ministrit të Punëve të Jashtme  është ngritur në MPJ njësia e koordinimit e cila po ndjek dhe vlerëson hap-pas hapi të gjithë situatën. Njëkohësisht, me urdhër të Kryeministrit, është nisur drejt vendit të ngjarjes Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj.

Në komunikimin që pati Ministri Bushati me homologun malazez, z. Luksic, u garantua nga ky i fundit për angazhimin maksimal të autoriteteve malazeze për dhënien e ndihmës së nevojshme për të gjithë shtetasit tanë.  MPJ do të vijojë të informojë në vijimësi opinion publik mbi ecurinë e situatës. Familjarët e interesuar mund të kontaktojnë në nr e cel +3826982230.

busi 1

busi 3busi 2

Share This Article
3 Comments
  • aksidente ndodhin ne te gjithe boten. prandaj dhe i thone aksident,dmth,ndodhi e castit,e paparashikuar.por me kohen e mire dhe ne rrethana te nji infrastrukture te mire ne ate shtet fqinj….vetem ndonji kapricio e shoferit mund ta kete krijuar aksidentin.
    nuk rrine dot shoferet tane gjela pa folur pak ne telefon ,ne kohen kur drejtojne automjetin,qofte ky edhe autobuz !une nuk di pse ndodhi ,por ka per te dale neser pasneser ,pse-ja !megjithate Zoti e falte ,ate qe vdiq ,dhe te shkuara te plagosurve.

    • o gega !
      e verteta eshte se nuk e kam shkelur ate rruge ,por duke menduar se fqinjet tane i kane bere rruget shume para nesh, dhe se rruget e maqedonise jane nga me te mirat ne rajon{ ishin te pakten}prandaj mendova ashtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *