Çfarë është Dorëshkrimi i Kieutit?

anazapta

Dorëshkrimi i Kieutit (1737) është një nga dëshmitë e para të këngëve popullore arbëreshe.

U gjend në Kieuti të Kapitanatës (Italia e Jugut) prej nga mori edhe emrin. Autori i këtij dorëshkrimi njihet N.Filja.

Përmban 5 kapituj me shkrime dhe poezi të ndryshme.

Në kapitullin III, nën titullin “Kenkezë të pleqrijsë”, jepen 18 këngë popullore, balada, këngë historike dhe lirike popullore, të cilat i përkasin foklorit të arbëreshëve të Sicilisë.

N.Filja i kish mbledhur ato, si duket, në vendlindje, në Mecojuzë, para se të shkonte në Kieuti.

U botuan për herë të parë më 1908 në Këngë popullore shqiptare (Canti popolari albanesi, Foggia 1908) nga Mikel Markianoi. U ribotuan më 1961.

n.s. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *