Nisin punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Selman Stërmasi”

redaktor

Jo vetëm “Qemal Stafa”, por edhe “Selman Stërmasi” do të ndryshojë fytyrë për vitin 2015. Në stadiumin në pronësi të Tiranës, kanë nisur punimet për t’i dhënë një tjetër fytyrë pasi vitet e fundit ky kompleks kishte nisur degradimin me hapa të shpejtë. Projekti për rinovimin e shkallëve dhe fushës së blertë është iniciuar nga klubi i Tiranës.

Ndryshime do të bëhen edhe në pankinat drejtuese ku do të kopjohet stili i “Elbasan Arena” që ato të jenë në një nivel me fushën, ndërsa në fazën e fundit do të përfshihet rikonstruksioni i fasadës së jashtme. Nuk dihet ende nëse në përfundim të punimeve, Tirana do të vendosë ose jo t’i luajë ndeshjet e shtëpisë në “Selman Stërmasi”. Pak ditë më parë, Federata bëri me dije se gjatë pushimit do të punohet për rikonstruksionin e tapetit të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, ndërsa një projekt i rëndësishëm i vitit 2015 është edhe rikonstruksioni i plotë i stadiumit “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës.

Share This Article
2 Comments
  • LATE NOME…AKOME ME STADIUME TE 45 …TURP TE KENI … SA PER DHURATEN E RAMES …RAMA PER VETE PO E BEN NJE VILE NE DAJT NDERSA NE ELBASAN BERI NJE PALLAT PIONIERESH KOT …SA ME I BE QEFIN DISA KATUNAREVE QE NUK KANE SHKUAR NDONJEHERE NE STAD …NE AFRIKE KA STADIUME 30 MIJ VETESH NE SLLOVENI KA STADIUME 30 MIJE ..POR HAJDUTET SHQIPTARE RAMA META BERISHA BASHA E KANE MENDJEN ME I CU LEKET NE SUISSE …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *