Prokuroria e Tiranës e akuzon biznesmenin Flamur Ymeri, se mbante në shtëpi 2 armë pa leje pistoleta, të cilat i zhduku me qëllim që të mos kapeshin si provë materiale. Pikërisht mbi këtë fakt dhe gëzhojën e gjetur, mbështetet edhe akuza e re e prokurorisë ndaj 45-vjeçarit, që vrau në vilën e tij Ervin Shabën dhe Adnan Lulin, që policia i gjeti me maska dhe dyshohet se do grabisnin. Vetë Ymeri e ka pranuar se kishte edhe 2 armë të tjera që i kishte hedhur në oborr, por më pas nuk u gjendën më. Por ai mohoi që armët të ishin të tijat.
