Rikthimi i opozitës këtë javë në Kuvend ishte ngjarje që nuk mund të lihej pa vëmendje. Të gjithë mediat ishin në Kuvend për të parë reagimet e opozitarëve pas gjashtë muajve mungesë. Ajo që ra në sy se ata erdhën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Në fillim shtrënguan duart me kolegët e mazhorancës dhe zunë vendet e tyre.
Deklaratat në Kuvend i bënë sporadike ndërsa nuk mungonin batutat me njëri-tjetrin. Sali Berisha, truri i gjithë bojkotit, ishte në humor dhe herë pas here bënte batuta nga vendi me këdo që kishte pranë. Por, përpos gjithë asaj që pamë, në faqen e agjencisë fotografike të LSA-së është publikuar një foto interesante e kësaj dite.
Genc Ruli hap telefonin dhe i tregon Berishës një foto të montuar. Në fotografi ndodhej Enver Hoxha dhe sipër kokës së të tij ishte fotoja e Edi Ramës. Kjo pamje në fakt është krejt tjetër, në vendin e Ramës ka qenë foto e Stalinit që Enveri e mbante në zyrë si mentorin e tij, por Ruli me sa duket për t’i ngritur pak humorin doktorin i ka bërë një modifikim të vogël. Sa shakatar që je mo Genco, në fund të fundit e ke bërë një gjë të mirë, e ke çmallur me Enverin, Saliun.
