Himni dhe flamuri, sfidë për Mustafën

Dita

Lidhja Demokratike e Kosovës po pretendon se gjatë mandatit të saj qeverisës do të arrijë t’i ndryshojë simbolet shtetërore.

Flamuri i ‘Dardanisë’ dhe himni ‘Kur ka ra Kushtrimi n’Kosovë’ pritet t’i zëvendësojnë simbolet aktuale. Ky ishte premtim i vetë liderit të kësaj partie Isa Mustafa

“Vlerësojmë qind për qind se do të vijmë në pushtet dhe atëherë ne do të zhvillojmë procedura qind për qind demokratike, në mënyrë që flamuri i ardhshëm i Kosovës të jetë flamuri i Dardanisë dhe himni i ardhshëm të jetë himni i Ibrahim Rugovës, por jo me procedura jodemokratike. Nëse pajtohen të gjithë qytetarët e Kosovës, natyrisht kjo kërkon edhe pajtimin e minoriteteve, edhe pëlqimin e faktorëve që na kanë ndihmuar, ne do ta bëjmë me një procedurë të rregullt demokratike. Synimi ynë është se Kosova i meriton ato simbole dhe ato të jenë simbole të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Mirëpo, ndryshimi i simboleve shtetërore po vlerësohet i pamundshëm nga njohës të çështjeve politike dhe juridike. Sipas tyre, Isa Mustafa nuk e ka mbështetjen e duhur për t’i bërë ndryshimet e nevojshme për ndryshimin e simboleve.

Share This Article
1 Comment
  • Flamuri i Kosovës është nga simbolet më të harritura së bashku me pavarësinë
    I përafërt me atë të Europës për nga ngjyra dhe yjet.
    Kryeministri Mustafa të merret me punë të domosdoshme dhe mos të prishi ato që për nga simboli janë më të përparuarat për shtetin e Kosovës.
    Është turp për politikanët që merren egoizmin e tyre partiak .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *