Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Miq të “Ditës”! Është hera e dytë që po shkruaj për të njëjtën temë, për të njëjtin problem, masakrën urbane poshtë digës së liqenit artificial. Është vepër e dyshes kriminale Berisha-Basha. Sot gazeta “Dita” më entuziazmoi, më bëri të mendoj se akoma ka një shpresë që krimi të ndalet, që pjesa më e bukur e qytetit tim të mos vdesë. Kjo falë kopertinës dhe shkrimit të mrekullueshëm të shokut tim të fëmijërisë e rinisë, ing. Gazmend Bujari. Një shkrim që ka brenda të drejtën e të vërtetën ligjore, teknike, administrative, sociale e humane. Dhe ashtu si në mesazhin e parë përsëris: “Z. Edi Rama, act now, tomorrow will be too late”! Me respekt, Th.N.
