Dy të vdekur janë shënuar ditën e sotme në qarkun e Shkodrës si pasojë e dy aksidenteve.
Aksidenti i parë ndodhi sot rreth orës 16:40 në aksin Shkodër-Koplik, në hyrje të qytetit të Koplikut, pranë lokal ‘Brajan’. Një mjet tip ‘Ford’ me targa AA225 HV, i drejtuar nga shtetasi Edison Bruçi, vjeç 30, banues në fshatin Gradec, Malësi e Madhe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. T, rreth 60 vjeç.
Aksidenti i dytë është regjistruar rreth orës 17:30 në hyrje të qytetit të Shkodrës. Burime nga vendngjarja raportojnë se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Beltoje, në Shkodër, ndërsa viktima është Rexhep Becaj, 50-vjeç. Drejtuesi i automjetit, shtetasi Nikolin Shati, 45-vjeç është ndaluar tashmë nga policia.
