Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti kohë pas kohë shfaqin mospajtime edhe me Edi Ramën.
Por, gjatë vizitës së djeshme të Ramës, raporti i tyre është dukur më miqësor. Madje ata kanë përqafuar fortë njëri-tjetrin. Dje përfaqësues të VV-së kanë ndjekur një debat të Ramës me shoqërinë civile në kryeqytet, ndërsa Kurti siç duket, ka pasur një takim edhe më të ngrohtë me kreun e qeverisë shqiptare.
Rama gjatë ditës së djeshme ka përshëndetur pozicionin e ri të VV-së rreth dialogut. Kurti njihet për diskursin e tij nacionalist, ndërsa Rama këtë epitet, e mori pas vizitës së nëntorit në Beograd, ku u përfshi në një incident diplomatik me homologun e tij serb për shkak të fjalimit për Kosovën.

Pèrveçse patriotizèm nuk mund te flitet me gjuhe tjeter .Patriotizmi na bashkon tè gjithève.