Policia vendore ka kapur në pikën kufitare të Kakavijës 35 klandestinë, të cilët vinin nga Eritrea, Kongo dhe Siria. Klandestinët, nëpërmjet Shqipërisë kishin si destinacion vende të ndryshme të Europës, kryesisht ato të BE-së. Kushtet e këqija dhe moti i ftohtë ka bërë që klandestinët të mos ndihen mirë nga gjendja shëndetësore dhe për këtë i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërkohë policia e Gjirokastrës po punon për të mësuar se kush është person i cili i ka ndihmuar klandestinët. Gjithashtu janë bërë analiza edhe për ndonjë sëmundje që mund të mbartin klandestinët.
