Nuk janë aq të pastër sa çmendohet, e kemi parë edhe z.Selami të veshur dikur me kapardinën e murrme të Rrashbullit – thotë Daut Gumeni në këtë intervistë në DITA lidhur me emra si Eduard Selami e Dashamir Shehi, të cilët kanë ndryshuar tërësisht retorikën e tyre ndaj Berishës ditët e fundit, pas përhapjes së infos se do jenë në listat e Berishës për deputetë.
Partia Demokratike është duke afruar personazhe që më parë kanë pasur përplasje të forta me Berishën, siç janë Eduart Selami dhe Dashamir Shehi. Mendoni se është një përpjekje për të për të mos humbur votat pas daljes në skenë të FRD-së, duke lakuar emra që kanë qenë larg ose të panjollosur, “figura të pastra” nëse mund ti quajmë kështu, sa për të krijuar fasadën e “ndryshimit”, sic ndodhi dikur me KOP?
Është një kthim në vathë, që nuk se ndodh për herë të parë me atë parti gjatë dy dekadave të tranzicionit të zgjatur shqiptar nga diktatura në një sistem hibrid midis demokracisë në rekuizite dhe diktaturës në të vërtetë. Duket se këta lloj të kthyerish gjenden përpara dy rrugëve: ose të vijojnë në të tyre, ose të kthehen përsëri aty nga ku u përzunë me ceremoni. Fakti që këtë kthim e kanë bërë shumë pjesëtarë të lashtë të PD-së, dëfton se grindjet mes tyre dhe pronarit të përjetshëm të atij reparti paraushtarak nuk kanë qenë aq shumë për parime të ndryshme nga njëri-tjetri. Sikurse dhe lodhja pa arritur rezultatet e menduara si të veçuar nga tufa, duhet të ketë rolin e vet.
E kam ndjekur gjithnjë me vëmendje shprehjen e hapët të parimeve të djathta të z. Shehi, por më duket se është tepër i lodhur. Dhe lodhja pa rezultate, kur e ke nisur që në krye me poste të larta në parti e në qeveri, mbase ka bërë punën e saj. I uroj që të mos zhgënjehet si në afrimin para këtij te tanishmit, me frontin demokratik ku u kthye përsëri. Sa i përket zotit Selami, bën mirë që është aq i gatshëm të presë një vend në listën e deputetëve të PD-së, po qe se ia japin vërtet. Sikurse nuk më duket se bën aq mirë të marrë përsipër të bëjë profetin për partitë e tjera. Nuk më duket se FRD-në e njeh aq sa të bëjë dhe parashikime për rezultatet e saj.
Ndaj dhe mendoj që bëri mirë që nuk u qas në FRD. Ne nuk besoj që kemi dalë me humbje nga mungesa e tij. Le të merret më mirë me parashikime për rezultatet e PD-së së tij. Sa për atë që ju e quani “strategji për tërheqjen e figurave të pastra” nga ana e PD-së në këtë fushatë zgjedhore, më duket se kam parë dhe z. Selami të veshur dikur me kapardinën e murrme të Rrashbullit dhe nuk besoj shumë se bëhet fjalë për “pastërti” aq të madhe në këto rikthime pas shumë vjet mungesë. Mbase dhe mërgimi i gjatë ka sjellë ndikimin e tij. Për mirë apo për keq, kjo mbetet të shihet në ditët e muajt që vijnë.
Si e shpjegoni faktin që vjen një moment që i anashkalojnë të gjitha ato që kanë thënë dhe i bashkohen sërish? Vjen kjo vetëm për një mandat deputeti?
Sa për anashkalimin e atyre që kanë dëgjuar nga udhëheqësi i tyre e që kanë pësuar prej rrebeve të tij, kur janë ndarë nga tufa, kjo është punë e zotërinjve në fjalë dhe nuk më takon mua ta gjykoj. Ju e dini që nuk jam marrë e nuk merrem kurrë me çështjet personale të kundërshtarëve politikë. Dhe , fatmirësisht, ndihem i mbështetur në këtë qnëdrim politik qytetar edhe nga partia ku bëj pjesë FRD-ja nuk i sheh kundërshtarët e saj politike si armiq, por si përfaqësues të një alternative tjetër. Është punë e atyre zotërinjve anashkalimi apo harrimi i grindjeve që kanë pasur me partinë e vet dhe me drejtuesin e saj të përjetshëm. Unë uroj që të bëhen që të dy deputetë e jo vetëm sepse rritin cilësinë e përfaqësimit të partisë së tyre, ku janë rikthyer pas kaq shumë kohe kundërshtish, por edhe pse me moshën që kanë si njëri dhe tjetri nuk besoj se do na recitojnë tik-tak-un e sahatit kinez të tryezës…

Doni arsyen pse Berisha mbijetoi kaq gjate.?Shikoni Se fundi Selamin por,Ceka,Imami,Pollo,juda presh Tritani po sa e sa tjere apo pederaste si Cili,Zheji, Hoxha sigurimi,alias president.Por c’do ka nje fund!
Qenka burre pa tru ne koke, me moral copë.
Selami duhej me kohe te kishte krijuar opoziten e vertete antiberishe, perpara se Bamiri te shkonte president. Vjen tani ti bej fresk. Te bej patericen per njeriun qe viktimizoi nje komb te tere, si askush ne historine shqiptare, per ta mbajtur ende ne pushtet qe ky Selam te kenqet e te ngijet duke lepire nje kocke qe do ti hedhe pastaj Saliu. Po ky njeri se pari nuk paska rrespekt per veten e tij. Te te nxjerrin me shqelma, te te rrahin, dhe te kthehesh perseri ne shtepine e krimit, duket vertete me shume se sa nje paradoks. Ky profesor e antar i levizjes se dhjetorit nuk paska as personalitet.
Eshte thjeshte kelysh i rrahur.
Njeriu mbetet i NJERI kur respekton veten e pastaj te tjeret. Po ky ditezi ,Selami, nuk ka respekt per veten e tij.E cfare mund te presesh nga njerez pa DINJITET?. Saliu i perdor dhe me vone i flak ne plehra,P O O O R dhe vete jeta i gropos keta FUNDERRINA (TE ME NDJENI LEXUES) ne rastin konkret e kam fjalen per te ndjerin Gramoz Pashko- vajti ne fund te detit per te marre ate qerrata CEK te bardhe por nuk u kthye me… Atje vafshin edhe keta HORRA.
Njeriu mbetet i NJERI kur respekton veten e pastaj te tjeret. Po ky ditezi ,Selami, nuk ka respekt per veten e tij.E cfare mund te presesh nga njerez pa DINJITET?. Saliu i perdor dhe me vone i flak ne plehra,P O O O R dhe vete jeta i gropos keta FUNDERRINA (TE ME NDJENI LEXUES) ne rastin konkret e kam fjalen per te ndjerin Gramoz Pashko- vajti ne fund te detit per te marre ate qerrata CEK te bardhe por nuk u kthye me… Atje vafshin edhe keta HORRA.
Edhe Selami e shef se ketu mund te besh para me lehte dhe me shume se ne Amerike duke lepire b…en e Berishes .Por je ne momentin e gabuar Edi.pasi tani eshte koha qe Sali haleja do te jape llogari per gjithe pislleqet qe ka bere me femijet dhe qeveritaret e tij.Te kam degjuar dhe njehere me pare ne TV por kishe te tjera mendime,nuk di se cfare ndryshoi tek ty tani qe sic te thashe me siper eshte momenti i pikiates se Partise -shtet te sali shpellarit.Duke te njohur personalisht prej shume vitesh perpara te them te drejten u ndjeva shume keq.