Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Bëhu një herë serioz o Luli. Ç’janë këto fishekzjarre demagogjike prej kalamajsh që nxjerr nga goja? Je shefi i partisë më të madhe opozitare dhe merresh me “siguresa”! Ti e merr rrogën që të kontrollosh qeverinë dhe të japësh ide dhe programe të reja për zhvillimin ekonomik të vendit, krijimit të vendeve të reja të punës dhe jo të lëshosh vazhdimisht dhe paturpësisht “bajga” siguresash nga goja. Ngrije pak nivelin tënd profesional, se mbete përherë një liliput e intrigantit i mafiozit dhe të paaftit Sali Berisha. Trego se je politikan dhe jo një liliput politik. Bëhu serioz dhe respekto veten more derëzi e lumëzi. Opozita nuk drejtohet me intriga dhe mashtrime të cilat, siç ka treguar historia, nuk të nxjerrin dot nga këneta ku e ka futur PD-në mashtruesi dhe intriganti Sali Berisha.
