Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paraqitur situatën e krijuar nga reshjet e borës.
Mësohet se ka problem në qarkullim në disa pjesë të vendit, kryesisht në veri dhe në juglindje.
Mësohet se trashësia e borës në Shkodër ka arritur deri në 40 centimetra.
Më poshtë, situate e përmbledhur e qarkullimit në rrugët e vendit:
Ne Rajonin Verior Shkoder:
Ne akset e ketij rajoni ka trashesi te bores nga 20 – 40 cm.
Ne akset e Pukes, Kukesit dhe Dibres, ka ngrica dhe po vazhdon puna me pastrimin e rruges dhe hedhjen e kripes. Qarkullimi kryhet me zinxhire.
Ne Rajonin Qendror Tirane:
Gjendja vazhdon te jete me probleme ne aksin Elbasan – Qafe Thane, ku po vazhdon puna per hapjen e rruges dhe kriposjen e aksit.
Ne aksin K/Dajt – Antena, K/Dajt – Bize, dhe Qafe Priske – Shkalle – Shengjergj, trashesia ne rruge ka arritur mbi 30cm.
Vazhdon puna per hapjen e rrugeve dhe kriposjen e akseve. Qarkullimi ne keto akse behet me zinxhire.
Probleme per qarkullimin ka edhe ne Stebleve , ku trashesia e bores eshte mbi 30 cm. Fadroma eshte duke punuar per pastrimin e aksit. Qarkullimi per momentin eshte i bllokuar.
Ne Rajonin Jugor Gjirokaster:
Ne aksin Vlore – Palase , ne Qafen e Llogorase ka rene 5 cm bore. Kalimi kryhet pa probleme. Vazhdon puna per kriposjen e aksit.Barepatruesja po punon per pastrimin e aksit.
Qarku Korce:
Te gjitha akset e ketij Qarku jane te kalueshme me zinxhire.
Ne Dardhe, Qafe Qarri, Qafe Thane trashesia e debores deri ne 30 cm. Po punohet per pastrimin dhe kriposjen e akseve nga kontraktoret.
Ne aksin Korçe-Kapshtice, Korce-Petrushe ,trashesia deri ne 15 cm. Firmat po punojne per pastrimin e debores. Vazhdon puna edhe per kriposjen e akseve.
Qarku Fier, Berat, Gjirokaster, pa probleme ne Qarkullim.
