Natën e Vitit të Ri familja kryeministrore do ta kalojë në shtëpinë e re në Surrel të Tiranës. Në një intervistë të dhënë për Top-Channel, bashkëshortja e shefit të qeverisë shqiptare, Linda Rama , thekson se është duke u marrë me përgatitjet e fundit të shtëpisë së re, ku çifti Rama bashkë me Zahon dhe dy fëmijët e tjerë do të kalojnë mbrëmjen magjike të ndërrimit të viteve.
Intervistën, Linda Rama e mbyll edhe me një urim për shqiptarët: “Viti 2015 unë uroj që të jetë vit shumë më i mirë se viti 2014 dhe unë do të doja që çdo shqiptar në tavolinë e tij të ishte i gëzuar për vitin 2015 dhe të kishte shëndet të plotë dhe kushdo që e ka mundësinë ta kthejë kokën te një njeri në nevojë unë” .
Jeni duke përfunduar një libër?
Jam në mbyllje të një studimi, që nuk e bëj vetëm unë, jemi një grup ekspertësh përfshirë dhe ekspertë të huaj për tregun e punë dhe është studim shumë interesant. Është bërë edhe vite më parë dhe të jep mundësinë që të shohim dhe dinamikën e asaj që ndodh në tregun e punës dhe në fokus ka vlerësimin e nevojave për aftësim të fuqisë punëtore, por nga këndvështrimi i bizneseve. Është shumë interesant, por s’ka mbaruar akoma dhe ne e kemi shumë të rëndësishme këtë pjesën e etikës me ekipin që po merret.
Viti 2014 ka qenë një vit i ngarkuar politikisht të them. Dy kulme, vizita e Papës dhe nga ana tjetër vizita e Kryeministrit në Beograd. Perspektiva juaj për këto dy ngjarje?
Sigurisht mendoj që vizita e Papës në Shqipëri ishte një surprizë e jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët. Jo vetëm në Shqipëri, por kudo që janë. Moment jashtëzakonisht i veçantë edhe për mesazhin që dëshironte të transmetonte. Ne kemi vlera jashtëzakonisht të mëdha si komb, por për shkak të problematikës së madhe që kemi pasur si komb, ne shpeshherë jemi fokusuar te problemet dhe nuk jemi fokusuar tek vlerat. Motivimi i vizitës së Papa Franceskut që ishte vëllazërimi ndërfetar në Shqipëri dhe njëkohësisht një vend shumë i vuajtur nga diktatura komuniste, por një popull që arriti të mbijetonte edhe atëherë për fenë, ishte dhurata më e bukur që Papa Francesku mund t’i bënte Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe një mundësi unike do të thosha për të prezantuar në botë.
Vizitën në Beograd , edhe unë e kam përjetuar mbase si shumë të tjerë, pasi pati shumë diskutime pas ndeshjes që u bë në Beograd dhe kjo i shtonte një lloj emocioni dhe kërshërie si do zhvillohej ajo vizitë. Unë vetë personalisht, duke vlerësuar faktin që ishte një moment shumë i veçantë marrëdhëniesh , vizita ndërshtetërore në atë lloj niveli, unë vetë kisha shumë dëshirë, dhe ndodhi, që kjo ta tejkalonte atë pjesën formale që ndodh zakonisht në vizitat ndërshtetërore. Pra, të kalonte përtej saj. Unë mendoj se me marrëveshjet që u nënshkruan midis dy qeverive dhe me çështjet që u parashtruar, kjo vizitë e tejkaloi atë formatin e një vizite zyrtare. Ishte një gur i mirë, i shtuar në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe njëkohësisht ishte një vlerë e shtuar edhe për atë që kërkon vetë Ballkani të bëjë, që sëbashku të ketë mundësi që të bëjë rrugëtimin drejt BE-së. Unë e besoj shumë tezën e Edit që çdo vend vetëm e ka shumë më të vështirë të përparojë shumë shpejt drejt Europës, krahasuar me atë rrugëtim që mund të bëjmë sëbashku.
A do t’ia këshillonit Kryeministrit atë deklaratë që u bë që u etiketua si “droni” i konferencës për shtyp?
Media e ka në detyrën e saj që ta etiketojë ashtu siç është dhe më atraktive për publikun. Por unë do të thosha që Edi tha një të vërtetë dhe unë besoj se kështu u përjetua nga të gjithë. Vizita e dytë e Edit në fakt ishte një vizitë fare normale, siç ndodh dhe në vizita e tjera. Mendoj se të vërtetat duhen thënë.
Viti 2014 si ishte ekonomikisht për ju, jo personalisht, flas për ekonominë shqiptare?
Të gjithë biem dakord që ekonomia shqiptare vitet e fundit ka patur një problematikë të shtuar. Pjesërisht edhe për shkak të faktit që ishte një krizë financiare dhe ekonomike që i kalonte kufijtë e Shqipërisë , por Shqipëria u bë pjesë e saj. Por edhe për shkak të akumulimit të problemeve të saj. Unë do të thosha kështu për ekonominë shqiptare, që ne vazhdojmë që të jemi nën efektin e gropave. Sot që shohim problemet e energjisë, informalitetit , të pensioneve , janë disa gropa të mëdha që ka krijuar periudha e tranzicionit. Mendoj se ende shteti nuk ka dalë dot nga pelena e tranzicionit. Do t’i duhet pak kohë. Vetë personalisht kam një ngushëllim modest që ne kemi humbur shumë kohë dhe duhet shumë punë për të fituar kohën e humbur, por ndërkohë para gjithë kësaj problematike, nuk besoj se ka nevojë për shumë kohë për të menduar gjetjen e një zgjidhjeje, por thjesht duhet vepruar shpejt që ajo kohë e humbur të fitohet.
Veprimi i shpejtë është edhe me kosto ndonjëherë?
Është shumë e rëndësishme mendoj unë që Shqipëria dhe shqiptarët të jenë në një të ardhme të afërt në një skenar më të sigurt që lidhet me ekonominë tonë.
Në këtë kuptim e shikoni 2015-n më me optimizëm?
Unë edhe 2014-n e kam parë me më shumë optimizëm. Nuk jam zhgënjyer do të thosha. Edhe në planin qytetar edhe profesional. Kam bindjen të thellë që Shqipëria e 2015-s do të jetë shumë më e mirë se Shqipëria e 2014-s dhe se Shqipëria në vitet që vjen do të rikuperojë shumë vite të humbura për shkak të një tranzicioni të tejzgjatur.
Familja Rama ku do e bëjë Vitin e Ri?
Në shtëpi.
Kam dëgjuar që do të hyni më në fund në shtëpinë e re?
Po. Këto ditë unë jam në vrullin e madh të transferimit te shtëpia e re. Më në fund do të kemi shtëpinë tonë, dhe gjithë qëllimi im ishte që bashkë me Zahon dhe dy fëmijët ta bëjmë festën bashkë. Është ogur i mirë kur e bën Vitin e Ri në shtëpi të re. Unë jam marrë shumë me atë shtëpi edhe për faktin që Edi është shumë i impenjuar me gjithë detyrimet e tij. Megjithëse i gjithë kontributi im ka përshkruar fillin e kreativitet të Edit. Banesa në të cilën ne do të shkojmë është një banesë e ngrohtë dhe ndjehem mirë se me materiale shumë të varfra, si betoni, llamarina, hekuri është bërë e gjithë shtëpia duke i dhënë vlerën e të jetuarit, banorëve të shtëpisë dhe mënyrës së jetesës së tyre dhe jo materialeve.
Mezi po e prisni hyrjen?
Po për të qenë e sinqertë.
Deri tani familja kryeministrore ka qenë e pastrehë?
Ne s’kemi qenë të pastrehë, ne ishim në një shtëpi… Kur unë kam thënë që ne ishim në një shtëpi me qira, për të thënë shumë e sinqertë, shumë më kritikuan se më thanë kush e beson këtë që ju do jetoni në një shtëpi me qira. Dhe unë u ndjeva shumë keq edhe për shkak edhe të mungesës së eksperiencës mediatike. Ne për katër vite jetuam në atë shtëpinë e vogël me qira që jam e bindur se me Edin do na mungojë ajo strehëz. Por tani do kemi një strehëz më të madhe se jemi bërë edhe më shumë në shtëpi .
Një urim për shqiptarët?
Viti 2015 unë uroj që të jetë vit shumë më i mirë se viti 2014 dhe unë do të doja që çdo shqiptar në tavolinë e tij të ishte i gëzuar për vitin 2015 dhe të kishte shëndet të plotë dhe kushdo që e ka mundësinë ta kthejë kokën te një njeri në nevojë unë .

Lum si ju, cifti ri ,qe moret shtepi te re! Kurseni nga pak qe ta mobiloni!
hahahaha
Na vdiqen keta qe “bejne ekonomi” duke kursyer nga roga …loooooooooooool hahahahahaah
Shtepin e gezoft po me vjen keq qe ka hy borc.Nenen nuk e ka te pasur si Veliaj qe i dha parat se do kishte ngelur pa i bere dasem.
Nuk ka shqiptar,qe me nje pune ,te themi normale,te mos kete nje cati mbi krye.Eshte normale qe dhe cifti kryeministror ta gezojne nje shtepi te re,te qete.Komentet jane te teperta.Ta gezojne e trashegojne shtepine e re.
Ne shtepine e re Zahos nuk do ti mbushen mushkerite me pluhur se aty ka peme dhe ajer te paster. kUR VJEN PUNA PER PAZARE TE GJITHE ZARBOT, HORRAT E BANDITET e POLITIKES E GJEJNE RRUGEN E BASHKEPUNIMIT DHE TE MAREVESHJES.
Kur pak kohe me pare lexova nje koment te dikujt drejtuar kryeministrit lidhur me ndertimet poshte diges se liqenit”” Mos ta zente Zahon viti i ri po lejove te behen ndertime tek liqeni”. M ‘u duk pak i rende se nuk e besoja se Edi dhe zoraxhinjte e tij qe i godet me shkop Fevziu i Klanit , dhe qe perfliteshin per pazare per betonizimin e Tiranes, te mos kishin vene mend dhe te vazhdonin te mashtronin popullin vecanerisht ate te Tiranes.
A e moret vesh more gazetare te mjere qofte edhe ju te “Dites” qe mbaheni si me te pavarur dhe me te ndershem.
Si nuk shkroi dikush per pemet e prera apo gropat e hapura per betonizim? Apo urdheri eshte vetem qe te qendrojne prapa bythes se politikaneve TURP PER GAZETARINE.
Mallkimi i gjithe nenave dhe baballareve qe femijet e tyre jetojne si ne burg brenda betonit dhe ju mostra vazhdoni te betonizoni cdo gje. Si mund te priten sot gjithe ato peme poshte diges se liqenit per tu ngritur mostra prej betoni??!! Ku jane kendet sportive? apo ambjente ku te rriten femijet e popullit? kY ESHTE NJE KRIM QE MELODINE DO JA DEGJOJME MBAS DISA VITESH, ME NJE BREZ TE DEPRESUAR
Me thuaj ku ta gjej ndryshimin ndermjet teje dhe saliut te serbeve?
Mallkimi i popullit ju rente, dhe haram votat qe ju dhame duke menduar se akoma na djeg fyti nga gazi i 21 Janarit.
Shtepine ta gezoni,por mos harroni 21 janarin z.Rama se akoma e perjetojme ate ankth?
pac fatin e atyre te 21 janarit
Mark uk- ne zemren tende kendojne vetem vuajtjet e mallkimit e sharjes se Bariuinjve ,po keta jane vetem skllever si puna juaj ,nuk marrin pjese ne punet e shtetit,ne sferen e jetes qytetarit te lire .tshqiptar Ti je bari ne mendime e veprime je produkt i shkatrrimit tellall bariu, te botes se saliut qe po vdese nga pesha e krimeve qe ka kryer ne shqiperi .A’mund te ndertohet shteti ligjor me barinje si ti,pa shpene ne gremine bashke me veten e vet dhe kriminelet e hajdutet?.ketu hyne ne veprim shtepia dhe s’ jetohet ne stan bariu si ti ,ose me pare te gerdecit,apo te B.Shqiperise te pa ndeshkuar? kjo pasuri e perbashket e zotroin vjedhesit,dhe bahkepuntoret qe i mbrojne..ti m uk je bakti njerzore.
fteri:Beju flet rrufe.Ju me taman te je zog gomari.Po ata i kan punet bashk e nuk denojn njeri tjetrin o gomar buze bardh.Shko ruaj dhite se njajo ashte puna jote.E ke kryer klasen e katert se pa shkoll ishin te gjith sekretatr e partive.Falenderoj Zotin qe ka lane vend edhe per gomar si puna jote.
Edi rama gezuar vitin e ri familjarisht.
Me than se Luli te ka dhene lek borxh per shtepin e re.
Leke nga te rruges se kombit, ta gezoni por mos harro ti japesh borxhin Lulit.