Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama, në lidhje me vetvarjen e ndodhur një ditë më parë në burgun e Rrogozhinës nga një qytetar i arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma denoncoi atë që e quajti represion të urdhëruar nga Rama që i mori jetën babait të 3 fëmijëve.
“I gjithë opinioni publik është tronditur nga ngjarja tragjike ku një kryefamiljar, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve i dha fund jetës në qeli pasi po mbahej atje prej dy muajsh nga represioni i dhunshëm e ç’njerëzor frymëzuar e urdhëruar nga Edi Rama.
Gjithkush ka shprehur revoltën dje nga kjo ngjarje, sidomos kur u mësua se fatkeqi nuk ishte aspak vjedhës energjie, por e paguante atë. Ekspertët kanë zbuluar se jo vetëm nuk kishte diferencë, me mënyrën se si ai kishte lidhur dyqanin e tij me sahatin familjar, por përkundrazi e paguante edhe më shtrenjtë energjinë.
Babai i tre fëmijëve kishte bërë atë që kanë bërë mijëra qytetarë në vend që duan të mos mbyllin biznesin e vogël me të cilin ushqejnë familjen, pasi OSHE-ja e Edi Ramës nuk të përgjigjet asnjëherë për kërkesat që mund të kesh.
Vetëm një njeri në Shqipëri nuk ka treguar asnjë lloj ndjeshmërie për këtë dramë, që nuk është vetëm e një të ndjeri, por e mbarë vendit.
Ky është Edi Rama, i cili e ka shumëfishuar dhimbjen e familjes lushnjare e të afërmve të viktimës, por dhe të mbarë opinionit publik, duke e cilësuar hajdut burrin që protestoi ndaj padrejtësisë duke u vetëflijuar.
Ky është reagimi i vetëm i përgjegjësit kryesor, për humbjen e kësaj jete, goditja e mëtejshme e viktimës. Pasi i mori jetën me skemën e tij anti-humane, me represionin e verbër policor, Edi Rama, e vazhdoi luftën ndaj babait të tre fëmijëve duke e shpallur vjedhës, pas vdekjes.
Duke gënjyer publikisht në fakt, dhe gënjeshtra e tij solli edhe më shumë revoltë dje, pasi qartazi u pa se 52 vjecari nuk abuzonte me energjinë, ai e paguante atë”, theksoi Duma.
Në vijim ajo shtoi se ndërsa 52 vjecari, as i rrezikshëm për shoqërinë, as në kushtet për të manipuluar provat, as në arrati të mundshme, u mbajt në arrest burgu, sikur të ishte kryebandit që kërcënon shoqërinë, drejtori Rajonal për Mjedisin në Gjirokastër ka një debi prej 38 milionë lekë dhe nuk është në burg.
“E mbron Kryeministri drejtorin e tij hajdut 38 milionësh, dhe nuk gjen një cast për të ngushëlluar një qytetar me borxh 35 mijë lekësh të vjetra, që dha jetën prej urdhërit të tij, prej politikës së tij, por e diskretitoi edhe pas frymës së fundit.
Edi Rama në fakt u vetdiskretitua, duke dalë para shqiptarëve, ashtu i plotë siç është, i pandjeshëm, arrogant, cinik i pashpirt, i padurueshëm më.
Qytetarët e vendit e kanë kuptuar mirë edhe më parë se dje. Por kjo e djeshmja ishte përtej cdo të keqe të përfytyrueshme. Edi Rama shkeli çdo normë e moral, çdo kod të shqiptarit.
Ai hodhi në erë vetë karrigen e tij. Tiranët kështu e nisin theqafjen e tyre, kur tregojnë faqe publikut gjithë përmasat cnjerëzore. Shqiptarët do tia tregojnë derën.
Më të bashkuar se kurrë, në protestë për liri, mirëqënie e dinjitet”, theksoi Duma.

Ju mjeranèt e p. d.-ès kèto lloj budallallèqe tregoni sepse i kini kryer vetè.Ju jeni ata qè i vrisni natèn e i qani ditèn.Me ç’farè i vratè?Duke i mèsuar si tè vjedhin si ju me sal lulushin nè krye.Tani u qani hallin hajdutève duke i mbrojtur me çdo kusht.aq edhe intrigant pèrdorni fatkeqèsitè pèr politikèn tuaj tè fèlliqur ku edhe shkatèrruat perfundimisht kètè vend.Z.Duma jeni bèrè qesharake ,bile me kohè thote populli doli dum-dumi tè na tregoje pèrrallat bajate tè salushit.Dum-dum i thonè atyre makinave tè vogla me tre rrota qè pèrdorin tregètarèt ambulant rrugeve.Ju qè pretendoni se keni sjellè demokracinè ,e keni lène popullin rrugève ,e keni detyruar tè behet hajdut dhe tani dèrdèllisni dum-dum rrugève se gjoja u vjen keq pèr popullin.Vazhdoni bjerini legenit se mè tè pèshtirosur po bèheni,Mos u merrni me tè ndjerin sepse jeni ju qè talleni me tè vdekurit dhe kini dhènè prova plotè.
Per ty do te varen gjithe ka.. llovaret…. si kallamoq…
Mos harro te ftosh edhe Fullhajnin ne proteste. Ftesat le ti bejne ata qe organizuan ballon e “aristokrateve” te Jar kompetenti.
Moj zonja e zeze,nuk te pame ne lazarat ne ndihme te policise ?.. Nuk te pame ne ndihme te vendosjes shtetit ligjore ne ndertimet pa leje? ,nuk te pame ne mbeshtetje te reformes ne arsim? nuk mbeshtete reformen ne polici? ,nuk mbeshtete luften kunder korrupsionit ku vodhet shtepine e ushtarakve nga PD-ja [email protected] i sherben ti krimit qe dele ne mbrojtje te nje personi qe thyen ligjin apo populli paguan nje deputete qe lehe gjithe diten per mos zbatuar ligjet kur ti ..merr nje rroge 157660 lek bruto ne muaj plus privilegjet tjera (ne komisione,telefon gradis shpenzime transporti etj etj..)por ty te te interesone nje shqipri pezull ku nuk zbatohen ligjet je nje panter e zeze ,ose bashke me kopene tuaje keni krijuar burime pasurie qe nuk jane pare me pare deri tani ju bene qe te lihni pa pushim deri ne shkalle te ulet te barbarise,ku popullin e late ne meshire te kerimit,droges,vjedhjes .shteti ligjor ju e kopese tuaj e keni frik ,ju fut tmerrin