Edi Ramës
Ke premtuar që në nisje:
“Se me ligjet s’bën pazare”,
Unë t’uroj për qeverisje
Me licencë ndërkombëtare!
Berishës
Shfryn porsi demon
Për mjerim e skenar grek,
Kot frymën e harxhon
Kur s’të ndez asnjë fishek!!!
Femrave deputete
Lot këputur i uroj
Borëbardhat përmbi kresht,
Se nuk dua t’i shikoj
Si ushtarë të vënë në rresht!!!
President!
Dikur… qemë koleg!
Por tani nga tempulli flet,
S’ka sfidë që mbyll çdo shteg,
Burim s’bëhen as rrëket!!!
Erionit
Bukëplot e ke kallirin
Ndaj me shpirt të përgëzoj,
Që të bësh nikoqirin
Dhe për vitin që do agojë!
Te gjithëve
Me urimin dalë nga zemra,
Si krrojet nga shkëmbinjtë,
Të vaditin mijëra ëndrra
Buzëplasur nga të “mëdhenjtë”!!!
Koli J. Dano
